Rrogat në socializëm, si u mor vendimi për uljen e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithkund e kurdoherë është folur për rritje pagash. Por në socializëm, për shkak të idesë së barazisë, flitej për ulje rrogash. Ky është dhe rasti i një vendimi të vitit 1974

VENDIM

I Komitetit Qendror te PPSH dhe i këshillit te ministrave te RPSH “mbi uljen e pagave të larta, mbi disa permiresime ne sistemin e pagave tw punonjesve dhe mbi ngushtimin e mwtejshem tw dallimeve midis fshatit dhe qytetit”

22 mars 1976

Komiteti Qendror i PPSH dhe Këshilli i Ministrave i RPSH konstatojnë me kënaqësi se, në atmosferën revolucionare që sundon në të gjithë vendin, klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste dhe inteligjencia popullore, të frymëzuara nga direktivat e Kongresit të 6-të të PPSH, nga vendimet e plenumeve të 4-t, të 5-të, të 6-të, të 7-të e të 8-të të Komitetit Qendror të PPSH dhe nga fjalimet programatike të shokut Enver Hoxha, kanë ngritur në një shkallë më të lartë ndërgjegjen proletare, vendosmërinë, hovin dhe mobilizimin në punë për t’i konsoliduar, për t’i mbrojtur e për t’i çuar kurdoherë përpara revolucionin dhe ndërtimin socialist në vendin tonë. Gjatë më shumë se tri dekadave të ndërtimit socialist, Shqipëria ka realizuar shndërrime të thella revolucionare në çdo fushë të jetës. Diktatura e proletariatit dhe baza e saj shoqërore, që ka si shtyllë aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste, janë konsoliduar më tej. Ekonomia socialiste është zhvilluar e është fuqizuar pa ndërprerje si ekonomi shumëdegëshe, komplekse, me stabilitet, që forcohet vazhdimisht dhe që nuk njeh kriza e plagë të tjera karakteristike të ekonomisë kapitalisto-revizioniste. Mbrojtja e atdheut dhe e fitoreve socialiste është çelikosur më tej. Masat punonjëse, të çliruara nga çdo shtypje e shfrytëzim, të udhëhequra nga Partia dhe të edukuara me ideologjinë e klasës punëtore, kanë vënë të gjitha energjitë e tyre e po punojnë me vrull revolucionar për zhvillimin me ritme të shpejta të forcave prodhuese dhe për përsosjen e marrëdhënieve socialiste në prodhim, duke zbatuar me vazhdimësi parimin marksist-leninist të mbështetjes në forcat e veta. Mbi bazën e shtimit të vazhdueshëm të prodhimit shoqëror është siguruar ngritja e pareshtur e mirëqenies së përgjithshme materiale dhe e nivelit kulturor të popullit, janë ngushtuar, hap pas hapi, dallimet thelbësore midis fshatit dhe qytetit, midis punës mendore e punës fizike. Ky entuziazëm dhe kjo frymë e lartë mobilizimi po spikatin me një vrull të ri në vitin jubilar të 35-vjetorit të themelimit të PPSH, në diskutimin e Projektkushtetutës së RPSSH, kur klasa punëtore dhe masat e tjera punonjëse, në qytet e në fshat, kanë nisur një betejë të re, të madhe, betejën e planit të gjashtë pesëvjeçar të zhvillimit të ekonomisë e të kulturës popullore. Këto arritje historike u bënë të mundura nëpërmjet një lufte të ashpër klasore kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm, kunder njollave e mbeturinave të së kaluarës në ndërgjegjen e punonjësve; ato janë arritur duke thyer e duke shpartalluar sulmet, presionet e gjithanshme, bllokadat dhe rrethimin e imperialistëve e të revizionistëve modernë ndaj vendit tonë. Në procesin e zhvillimit e të thellimit të pandërprerë të revolucionit socialist, Partia e Punës ka zbatuar kurdoherë me konsekuencë vijën e luftës kundër shfaqjeve e ndikimeve të ideologjisë borgjeze e revizioniste e qëndrimeve liberale ndaj tyre, vijën e luftës klasore kundër liberalizmit, burokratizmit, teknokratizmit e intelektualizmit. Kjo është luftë me rëndësi të madhe për fatet e revolucionit e të ndërtimit socialist, për të mos lejuar asnjë të çarë nga e cila mund të rrezikohet diktatura e proletariatit. Në këtë luftë janë ngritur më këmbë, nën udhëheqjen e Partisë, klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste dhe inteligjencia popullore. Në etapën e sotme të luftës për ndërtimin e plotë të socializmit, një rëndësi të madhe kanë përsosja dhe revolucionarizimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve socialiste të shpërndarjes. Duke pasur kurdoherë një kuptim të drejtë marksist-leninist, revolucionar për rolin dhe për rëndësinë e këtyre marrëdhënieve, Partia ka ndjekur vijën e ngushtimit gradual të dallimeve në nivelin e të ardhurave dhe në menyrën e jetesës midis klasës punëtore e fshatarësisë kooperativiste dhe kategorive brenda tyre, midis qytetit e fshatit; ajo është kujdesur dhe kujdeset për të pasur një raport sa më të drejtë ndërmjet pagës së kuadrove dhe të ardhurave të punëtorëve e të kooperativistëve, për të mos lejuar dallime të dukshme në të ardhurat, të cilat bëhen shkas për lindjen e elementëve të degjeneruar e të shtresave të privilegjuara dhe rrezikojnë drejtpërdrejt diktaturën e proletariatit e ndërtimin e socializmit. Në të njëjtën kohë, Partia ka luftuar e lufton edhe kundër prirjeve të barazimit mikroborgjez në fushën e shpërblimit, i cili është, gjithashtu, i huaj dhe i dëmshëm për socializmin. Në përputhje me këtë vijë revolucionare, marksiste-leniniste janë ndërtuar e janë përsosur, kohë pas kohe, sistemi pagave të punëtorëve e të nëpunësve dhe sistemi i shpërblimit të punës së kooperativistëve, duke u mbështetur, kurdoherë, në ligjin socialist të shpërndarjes sipas punës. Zbatimi në jetë i këtij sistemi ka bërë të mundur që diferencat ndërmjet pagave të ulëta e atyre të larta, ndërmjet të ardhurave të nëpunësve, punëtorëve e kooperativistëve të ngushtohen dhe të kenë një përpjesëtim më të drejtë. Krejt ndryshe ndodh në vendet kapitaliste e revizioniste, ku shpërblimi i punës është ndërtuar mbi bazën e pasurimit të pakicës, e cila shtyp e shfrytëzon shumicën.

Komiteti Qendror i PPSH dhe Këshilli i Ministrave i RPSH, për të thelluar vijën e ndjekur në fushën e shpërndarjes, duke pasur parasysh direktivat e Kongresit të 6-të të PPSH dhe më- simet e shokut Enver Hoxha, si dhe duke përkrahur e duke miratuar iniciativat revolucionare të punonjësve për përsosjen sistemit të pagave e të shpërblimit të punës, me qëllim që të ngushtohen më tej dallimet midis punës mendore e punës fizike, midis fshatit dhe qytetit, në bazë të kushteve e të mundësive që ka krijuar zhvillimi socialist i ekonomisë popullore.

Vendosën:

  1. Mbi uljen e pagave të larta dhe disa përmirësime në sistemin e pagave dhe të shpërblimeve të punonjësve
  2. Me qëllim që të arrihen përpjesëtime më të drejta midis pagave të punëtorëve e të nëpunësve, si dhe midis pagave të kategorive të ndryshme të nëpunësve, të bëhet ulja e pagave të larta të kuadrove drejtues, të inteligjencies dhe të kuadrove të forcave të armatosura, që janë 900 lekë e lart në muaj, pa prekur pagat e ulëta e të mesme, me përjashtim të rasteve të veçanta, për të ruajtur përpjesëtimet e nevojshme. Shkalla e uljes

së pagave të larta të jetë nga 4-25 për qind mbi pagën e sotme. Kjo masë me rëndësi të madhe ideopolitike ka për synim t’i revolucionarizojë më tej kuadrot, ta afrojë nivelin e jetesës së tyre me nivelin e përgjithshëm të masave, t’u presë rrugën karrierizmit, nxitjes së dëshirave për punë zyre dhe shumë të këqijave të tjera, që ndikojnë për degjenerimin borgjezo-revizionist.

  1. Në përgjigje të iniciativave revolucionare të punonjësve të letërsisë e të arteve, të arsimit e të shkencës, për të hequr shpërblimet e tepërta mbi pagën-bazë dhe për t’i harmonizuar

më mirë stimujt materialë me ata moralë, duke u dhënë përparësi stimujve moralë, të ulen pagat e punonjësve pedagogjiko-shkencorë të shkollave të larta dhe të institucioneve kërkimore-shkencore nga 14-22 për qind, shpërblimet për tituj e grada shkencore deri në 50 për qind, shpërblimet për veprat e krijimtarisë letrare, artistike e shkencore 30-50 për qind, si dhe të hiqen disa shpërblime e shtesa të tjera në disa degë të ekonomisë që, në kushtet e tanishme, janë të pajustifikueshme. Këto masa ndihmojnë në edukimin revolucionar të punonjësve të kësaj fushe të rëndësishme të veprimtarisë shoqërore dhe në forcimin e ndjenjës së thjeshtësisë proletare, i nxitin ata për t’u udhëhequr kurdoherë nga interesi i përgjithshëm i revolucionit e i socializmit dhe për të jetuar në kushte të afërta me punonjësit e tjerë.

  1. Të ngrihen pagat e punëtorëve të bujqësisë e të frutikulturës të ndërmarrjeve bujqësore, duke e lidhur shpërblimin e punës së tyre edhe me realizimin e detyrave të planit të prodhimit.
  2. Për ta vlerësuar akoma më shumë vendin e punës ku prodhohen të mirat materiale, për të punuar e për të jetuar kudo ku e lypin interesat e atdheut dhe për të luftuar çdo shfaqje të karrierizmit e të burokratizmit, të njësohen pagat e specialistëve zbatues të së njëjtës degë ekonomike, pavarësisht nga kategoria e rrethit ose e ndërmarrjes. Gjithashtu, me këto masa synohet të njësohen pagat e specialistëve zbatues të prodhimit, me ato të administratës së ndërmarrjeve e të kooperativave të së njëjtës degë ekonomike dhe të aparateve të komiteteve ekzekutive të këshillave popullorë të rretheve. Për të përmirësuar raportin midis pagave të specialistëve të lartë e të .mesëm, me ato të punëtorëve më të kualifikuar dhe me stazh të gjatë pune, duke filluar nga 1 prilli i vitit 1976, specialistët -e rinj që dalin nga shkollat e larta, për dy vjetët e parë të punës, të marrin një pagë të përafërt me atë të punëtorëve të shkallës më të lartë të kualifikimit të së njëjtës degë, ndërsa specialistët e rinj që dalin nga shkollat e mesme profesionale dhe emërohen nëpunës, si rregull, të marrin pagën e një shkalle më të ulët.
  3. Për të nxitur më tej interesimin e punëtorëve dhe të specialistëve zbatues në ndërmarrjet, në komitetet ekzekutive të këshillave popullorë të rretheve, në ministritë dhe në institucionet e tjera qendrore për ngritjen e tyre ideopolitike, kulturore e tekniko-profesionale, të vihet në zbatim sisterni i vlerësimit të kualifikimit të punëtorëve e të specialistëve, me anë të atestimit kulturor-profesional.
Lexo edhe :  Elon Musk zbulon se cili aktor duhet ta luajë atë në filmin biografik

Ky sistem të synojë vënien në jetë të kërkesës jetike që klasa punëtore jo vetëm të prodhojë gjithnjë më mirë e më shumë të mira materiale, por, si klasë në fuqi, në radhë të parë, të aftësohet pa ndërprerje që, nën udhëheqjien e Partisë, ta luajë më aktivisht rolin e saj në drejtimin e gjithë jetës së vendit. Atestimi kulturor-profesional duhet të ndihmojë, gjithashtu, që punëtorët dhe specialistët t’u përgjigjen më mirë detyrave për zhvillimin e për thellimin e revolucionit tekniko-shkencor, duke zbatuar në shkallë më të gjerë në prodhim

arritjet e shkencës e të teknikës dhe duke i vënë mbi baza më të shëndosha shkencore organizimin dhe drejtimin e ekonomisë popullore.

  1. Për të përsosur zbatimin e parimit të shpërblimit sipas sasisë dhe cilësisë së .punës, si dhe organizimin socialist të punës, të vihen në jetë ndryshimet në kategorizimin e proceseve dhe të vendeve të punës, si dhe të zgjerohet më tej pagesa sipas vendit të punës.
  2. Për t’i ,përrnirësuar më tej .përpjesëtimet në pagat e punëtorëve të degëve të ndryshme të ekonomisë, të rregullohen disa shpërpjesëtime që janë vërtetuar në pagat e punonjësve

të peshkimit e të transportit detar.

  1. Krahas ndryshimeve e përmirësimeve në sistemin e pagave e të shpërblimeve, Komiteti Qendror dhe Këshilli i Ministrave u shprehën që, në përpjesëtim me uljen e pagave të larta, të ulen pensionet e larta të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato për vjetërsi shërbimi të ushtarakëve.

Në këtë mënyrë arrihen përpjesëtime më të drejta ndërmjet shpërblimit të punës së punonjësve, që vazhdojnë veprimtarinë e tyre në prodhim dhe në fusha të tjera shoqërore, nga njëra anë, dhe pensionit për arsye moshe ose shkaqe të tjera,

që gëzojnë punonjësit, nga ana tjetër. Këto synojnë, gjithashtu, ngushtimin e dallimeve në të ardhurat midis kategorive të ndryshme të pensionistëve.

  1. U rekomandohet kooperativave bujqësore që edhe ato të vënë në zbatim masat e mësipërme në fushën e organizimit e të shpërblimit të punës.
  2. Mbi ngushtimin e mëtejshëm të dallimeve thelbësore midis fshatit e qytetit

Ngushtimi i dallimeve thelbësore midis fshatit e qytetit ka qenë dhe mbetet një nga çështjet themelore të vijës së përgjithshme të Partisë për ndërtimin e socializmit në vendin tonë.

13Për arritjen e këtij qëllimi Partia ka zbatuar dhe zbaton një program të gjerë masash me karakter të thellë ideologjik, politik, ekonomik, social e kulturor. Në bazë të këtij programi janë zhvilluar e zhvillohen me ritme të shpejta forcat prodhuese, janë -përsosur e përsosen pa ndërprerje marrëdhëniet socialiste në prodhim, është siguruar dhe sigurohet ngritja sistematike e mirëqenies materiale e kulturore të fshatarësisë kooperativiste. Baza

e patundur për ngritjen e mirëqenies në fshat ka qenë dhe mbetet puna e dobishme shoqërore, puna e përbashkët për shtimin e vazhdueshëm të prodhimit socialist. Përpjekjet, mundi dhe djersa e gjithë fshatarësisë kooperativiste duhet të derdhen në punën

dhe në luftën për shtimin e prodhimit të të mirave materiale, që janë burimi kryesor për shtimin e begatisë e të lumturisë së tyre dhe të të gjitha masave punonjëse.

  1. Për ngushtimin e mëtejshëm të dallimeve midis fshatit dhe qytetit dhe, brenda fshatit, midis zonave fushore e atyre kodrinore e malore, për të rritur me ritme më të shpejta nivelin ekonomik, social e kulturor të fshatarësisë, si dhe për të përmirësuar më tej kushtet e punës e të jetesës në fshat, shteti të marrë përsipër edhe në fshat: shpenzimet për ambulancat, për konsultoret, për shtëpitë e lindjes, për kopshtet dhe për çerdhet e fëmijëve; pagesën e personelit të shtëpive të kulturës në qendrat e kooperativave të zmadhuara; investimet për ndërtimin e shkollave, të kopshteve e të çerdheve në fshat, si dhe të shtëpive të kulturës e të objekteve shëndetësore në qendrat e kooperativave

bujqësore; shpenzimet për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik të brendshëm në fshatra dhe të rrjetit telefonik, deri në qendër të kooperativave të zmadhuara. I bëhet thirrje fshatarësisë që të vazhdojë të kontribuojë sa më shumë në këto vepra me punë vffinetare e me materiale rrethanore.

  1. Komiteti Qendror dhe Këshilli i Ministrave u shprehën për ngritjen e përqindjes së pensioneve të kooperativistëve, duke e njësuar me atë të punonjësve të qytetit; për ngritjen e pensionit minimal të kooperativistëve; për përballimin nga fondet e sigurimeve shoqërore shtetërore të shpërblimit për lejën e barrë-lindjes për gratë kooperativiste; për njësimin e përqindjes së shpërblimit për lejën e barrë-lindjes dhe ndihmën për lindjen e fëmijëve, si në fshat, edhe në qytet.
  2. Të shtohen investimet shtetërore në zonat kodrinore e malore për ndërtimin e veprave ujitëse, për hapjen e kanaleve të dyta dhe për zgjatjen e rrjetit të veprave ujitëse ekzistuese; për të mbuluar, pjesërisht ose tërësisht, vlerën e tës së punës për çeljen e për sisternimin e tokave të reja dhe për krijimin e biloqeve të reja me drurë frutorë e me vreshta; për financimin nga shteti deri në 50 për qind të vlerës së ditës të punës së harxhuar për krasitjen e rëndë të ullinjve, për ndërtimin e vetulloreve dhe për mbjelljen e fidanëve të ullinjve. Me qëllim që të shtohen kafshët e punës, shteti t’i ndihmojë kooperativat e zonës kodrinore e malore me mjete financiare për blerjen e tyre.
  3. Të ulet çmimi i shitjes së plehrave azotike në masën 9-15 për qind për kooperativat bujqësore kodrinore e malore.
  4. Të përballohen nga vetë SMT-të shpenzimet që bëjnë kooperativat bujqësore për transportimin e karburanteve, për ruajtjen e tyre dhe të parkut të makinave bujqësore. Investimet për ndërtimin e hangarëve të SMT-ve në kooperativat bujqësore të financohen nga shteti.
  5. Kooperativat bujqësore të zonave kodrinore e malore të përjashtohen nga pagesa e interesit bankar për të gjitha kreditë e dhëna e që do t’u jepen atyre në të ardhmen dhe të ulet përqindja e këtij interesi për kooperativat e tjera. Tarifat për sigurimet shtetërore të kulturave bujqësore, të blegtorisë dhe të pasurisë tjetër të kooperativave bujqësore të ulen në atë masë që me këto të përballohe.n shpenzimet. Këto masa u !bënë të mundshme në sajë të zhvillimit e të fuqizimit të ekonomisë sonë socialiste, të punës vetëmohuese të punonjësve të qytetit e të fshatit, me klasën punëtore në ballë, për shtimin e prodhimit industrial e bujqësor. Ato janë një zbatim sistematik i vijës së drejtë të Partisë për ndërtimin e socializmit edhe në fshat. Fshatarësia jonë patriote kooperativiste, si gjithnjë, do t’i vlerësojë drejt masat që po merren në dobi të saj, duke ngritur hovin revolucionar dhe mobilizimin në punë për shtimin e prodhimit të ,produkteve bujqësore e blegtorale, në radhë të parë, të drithërave të ‘bukës, për zhvillimin dhe për lulëzimin e gjithanshëm të fshatit tonë socialist, për forcimin e aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste, për konsolidimin e mëtejshëm të diktaturës së proletariatit. Masat për uljen e pagave të larta, për disa përmirësime në sistemin e pagave e të shpërblimeve dhe për ngushtimin e mëtejshëm të dallimeve midis fshatit e qytetit, të vihen në jetë nga 1 prilli 1976.

***

Komiteti Qendror 1 PPSH dhe Këshilli i Ministrave i RPSH kanë bindjen e thellë se masat që po merren shprehin dëshirat, vullnetin dhe interesat e klasës punëtore, të fshatarësisë kooperativiste dhe të inteligjencies popullore. Ato do t’i japin një shtytje të re përpara revolucionarizimit të jetës në vendin tonë dhe do të bëhen një burim i ri frymëzimi për të arritur fitore të reja, edhe më të mëdha, në të gjitha fushat e ndërtimit socialist. Partia i ka edukuar dhe i edukon komunistët, punonjësit e qytetit e të fshatit, kuadrot drejtues që të jenë revolucionarë proletarë, që tërë energjitë e tyre t’i vënë në shërbim të çështjes së madhe të revolucionit e të ndërtimit të socializmit, për fuqizimin dhe për mbrojtjen e atdheut tonë socialist nga çdo orvatje e armiqve të brendshëm e të jashtëm. Partia ka besim të patundur se lumturinë, begatinë dhe të ardhmen tonë më të lumtur do ta krijojmë me punën tonë, me forcat tona, me përpjekjet tona të pareshtura. Përpara nesh qëndrojnë detyra të mëdha. Sapo kemi filluar vitin e parë të planit të gjashtë pesëvjeçar. Në nëntor të këtij viti populli ynë do të festojë 35-vjetorin e themelimit të Partisë sonë të lavdishme të Punës, të organizatores dhe të udhëheqëses së të gjitha fitoreve historike të arritura në revolucion dhe në ndërtimin tonë socialist. Le të shërbejë ky jubile i shënuar për të mobilizuar të gjitha forcat e klasës sonë punëtore heroike, të fshatarësisë kooperativiste e të inteligjencies popullore në të gjitha fushat e ndërtimit socialist, për t’i ngritur më lart emulacionin socialist dhe aksionet revolucionare, duke e mbajtur kurdoherë të shpa1osur e të papërlyer flamurin e kuq të socializmit ngadhënjimtar në Republikën Popullore të Shqipërisë.

KËSHILLI I MINISTRAVE I RPSH

Botohet sipas origjinalit që gjendet në Arkivin Qendror të Partisë

KOMITETI QENDROR I PPSH

Botuar për herë të parë në gazetën “Zëri i popullit” nr. 78 (8621), 1 prill 1

Të fundit

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Lajme të tjera

Web TV