Tentoi të korruptojë policët kufitarë, procedohet penalisht senegalezi në Pogradec

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 22-vjeçar është proceduar penalisht pasi në doganën e Qafë Thanës ka tentuar të korruptojë një punonjës policie.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht shtetasi D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, pasi në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një rast të mitdhënies. Procedohet penalisht një 22-vjeçar, i cili tentoi të korruptojë punonjësit e policisë kufitare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin D. I., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Të fundit

Tentoi të korruptojë policët kufitarë, procedohet penalisht senegalezi në Pogradec

Një 22-vjeçar është proceduar penalisht pasi në doganën e Qafë Thanës ka tentuar të korruptojë një punonjës policie. Bëhet me...

Do ekzekutonin anëtarin e një bande në Durrës/ 3 “vrasësit me pagesë” mbyllin gojën

Tre të arrestuarit në Durrës, të dyshuar si vrasës me pagesë, kanë mbyllur gojën në polici, duke mos treguar se kush ishte shënjestra e...

“Kam qenë në një marrëdhënie abuzive”, Dafina Zeqiri rrëfen historinë personale: Ju nuk më njihni

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, jo vetëm për këngët që gjithmonë janë hite, por edhe pej stilin...

Taulant Balla merr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid dhe u bën thirrje studentëve: Bëni vaksinën dhe zhvilloni mësimin normalisht

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19. Balla së bashku me disa studentë janë...

Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë në Pogradec, flakët dalin jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Është riaktivizuar nga era zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Sipas gazetares Lorena Kodra edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të...

Lajme të tjera

Web TV