Zyrtare/ Rey Manaj rikthehet në Itali, firmos me klubin e Serisë A

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Rey Manaj lë Barcelonën për t’u rikthyer në Serie A, pikërisht në kampionatin ku u bë i njohur me fanellën e Interit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare për shkak të mungesës së hapësirave në skuadrën e parë të Barcelonës ka vendosur të largohet në ditën e fundit të merkatos në mënyrë që në këtë sezon të ri futbollistik të marrë sa më shumë minuta në këmbë.

Manaj do ta vazhdojë karrierën te Spezia aty ku do të ketë si trajner një ish-lojtar të Barcelonës pikërisht italo-brazilianin Thiago Motta. Barcelona dhe Spezia arritën marrëveshjen për kalimin e Manajt në Itali, për huazimin e 24-vjeçarit për një sezon për shifrën e 500 mijë eurove ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe e drejta e blerjes nga ana e Spezias për rreth 3,5 milionë euro.

Manaj aktualisht është i impenjuar me kombëtaren shqiptare në grumbullimin e kuqezinjëve në Poloni dhe për firmën e tij mbi kontratë dhe prezantimin zyrtar klubi i Spezias duhet të presë edhe disa ditë, ndoshta deri në përfundim të sfidës eliminatore të 8 shtatorit ndaj San Marinos.

Gjatë kësaj vere Rey Manaj spikati me fanellën e Barcelonës në fazën përgatitore teksa arriti të realizonte dhe 4 gola, megjithatë mbipopullimi i Barçës në repartin e avancuar bëri që lushnjari të largohet në kërkim të hapësirave në formacion në një tjetër skuadër. Në Itali Spezia do të jetë skuadra e 5-të e Manajt pas Cremoneses, Interit, Pescarës dhe Pisas.


Të fundit

Zyrtare/ Rey Manaj rikthehet në Itali, firmos me klubin e Serisë A

Rey Manaj lë Barcelonën për t’u rikthyer në Serie A, pikërisht në kampionatin ku u bë i njohur me...

Një tjetër avion mbërrin në Kosovë, grupi i tretë prej 131 afganësh u nis nga Gjermania

Një avion i tretë ka mbërritur në Kosovë. 131 afganë udhëtuan me avionin e forcave amerikane nga Gjermania. Tashmë Kosova ka strehuar 355 afganë për...

COVID-19/ Rriten shifrat e të infektuarve, 1054 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Shifra të larta me koronavirus. 1054 raste të reja me COVID, 3 humbje jete në 24 orët e fundit. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i...

Qipro në alarm, uzina në Siri derdh naftë në detin e Mesdheut

Qipro është vendosur në alarm pasi një sasi nafte e derdhur nga Siria rrezikon katastrofë mjedisore në bregdetin e saj.   Media shtetërore siriane njoftoi se...

Gazetari i tmerruar lexon lajmet me talibanët e armatosur prapa tij në studio (Video)

Pamje të pazakonta vinin sot në dukje nga Afganistani, teksa një gazetar lajmesh dukshëm i tmerruar, lexonte lajmet i rrethuar nga ata që dukeshin...

Lajme të tjera

Web TV