1 Shtator 1939/ Nis Lufta e Dytë Botërore, naziztët sulmojnë Poloninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 Shtator 1939! Aviacioni ushtarak gjerman sulmoi Vielunin në Poloni. Ngjarja shënoi fillimin e Luftës së II Botërore.  Pas pushtimit të Polonisë në fillim të Luftës së Dytë Botërore, gati një e katërta e tërë territorit të Republikës së Dytë të Polonisë u aneksua nga Gjermania Naziste dhe u vendos direkt nën administrimin civil gjerman. Pjesa tjetër e Polonisë së pushtuar nga nazistët u riemërua si distrikti i qeverisë së përgjithshme. Aneksimi ishte pjesë e ndarjes “së katërt” të Polonisë nga Gjermania Naziste dhe Bashkimi Sovjetik, të përshkruara muaj para pushtimit, në Paktin Molotov-Ribbentrop. Disa territore më të vogla u përfshinë drejtpërsëdrejti në Gaun e Prusisë Lindore dhe Silesi, ndërsa pjesa më e madhe e tokës ishte përdorur për të krijuar Reichsgaue Danzig-Prusinë Perëndimore dhe Wartheland . Nga ato, Reichsgau Wartheland ishte më i madhi dhe i vetmi që përbëhej vetëm nga territori i aneksuar. Termi zyrtar i përdorur nga autoritetet naziste për këto zona ishte “territoret e inkorporuara Lindore” (gjermanisht: Eingegliederte Ostgebiete). Ata planifikuan një gjermanizim të plotë të territoreve të aneksuara, duke i konsideruar ato pjesë të lebensraumit të tyre. Popullsia hebraike vendase u detyrua të jetonte në geto, dhe u deportua gradualisht në kampet e përqendrimit dhe të shfarosjes, më famëkeqi prej të cilëve, Auschwitz, ndodhej në territorin e aneksuar të Silesinë Lindore të Epërme. Popullata polake lokale duhej të skllavërohej, shfarosej dhe eventualisht të zëvendësohej nga kolonët gjermanë. Elita polake u bë veçanërisht subjekt i vrasjeve masive dhe rreth 780.000 polakë iu nënshtruan dëbimit, ose ndaj Qeverisë së Përgjithshme ose në territoret e Gjermanisë së para Luftës së Dytë Botërore (Altreich). Pjesa tjetër e popullsisë polake ishte e ndarë në mënyrë strikte nga popullsia gjermane dhe i ishte nënshtruar një sërë masash represive. Këto përfshinin punën e detyruar dhe përjashtimin e tyre nga të gjitha aspektet politike dhe shumë aspekte kulturore të shoqërisë. Në të njëjtën kohë, minoritetit lokal gjerman iu dhanë disa privilegje dhe numri i tyre u rrit në mënyrë të vazhdueshme nga vendosja e gjermanëve etnikë, duke përfshirë edhe ata të zhvendosur nga transferimet e popullatës naziste-sovjetike.

Lexo edhe :  Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Pas ofensivës Vistula-Oder në fillim të vitit 1945, Bashkimi Sovjetik mori kontrollin mbi territoret. Popullata gjermane etnike ose u largua prej Ushtrisë së Kuqe ose u dëbua më vonë dhe territoret u bënë pjesë e Republikës Popullore të Polonisë.

Të fundit

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin Igor Tudor, presidentin e FIFA-s...

19 qershor 1862/ Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret federale

Në 19 qershor 1862, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që ndalonte skllavërinë në të gjitha territoret federale që nuk ishin ende...

Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York,...

Lajme të tjera

Web TV