“Dorëzimi” i Afganistanit/ Rama: NATO nuk mund të kthehet në entitet pa shtyllë kurrizore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar vëmendje të veçantë “luftës” në Afganistan dhe ardhjes së afganëve në Shqipëri. Prej dy javësh shefi i qeverisë Shqiptare i është përgjigjur mediave të huaja ku ka kritikuar edhe SHBA, për mos koordinim të situatës në aeroportin e Kabulit. Kësaj here me nje shkrim të gjatë, Rama ka kritikuar aleancën më të madhe ushtarake ku pjesë edhe Shqipëria. Ai shkruan se aleanca ushtarake më e fuqishme në botë nuk mund të bëhet një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afganë. “Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, e ndërtuar për të mbështetur ato ideale me praninë e forcës dhe forcës së shembullit, nuk mund të bëhet një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afgan dhe miliona njerëzve në vende të tjera që dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri të lirë, të drejtë dhe demokratike. Të gjithë ne, bashkësia e vendeve tona, duhet t’u japim shpresë, strehë dhe një jetë të re të gjithë atyre që na besuan, punuan për ne dhe luftuan për premtimin e së ardhmes që ne përfaqësuam”, ka shkruar kryeministri. Ai tha se Shqipëria ishte vendi i parë në botë që ka dalë “pro” marrjes së afganëve të Shqipëri, duke nënvizuar se Shqipëria në NATO ka shijuar përfitimit po ka ndarë edhe bashkëpunimin. “Sot, Shqipëria është anëtare e NATO -s, duke shijuar përfitimet dhe duke ndarë barrën e bashkëpunimit. Duke pasur parasysh historinë tonë, është e drejtë që ne të ishim vendi i parë në botë që ofroi strehim për mijëra refugjatë që iknin nga talebanët. Të gjithë anëtarët e NATO -s duhet të njohin përgjegjësinë e tyre”, ëhstë shprehur Rama në shkrimin detikuar afganëve. Rama shkruan se është shumë e rëndisishme të jesh human në kohë lufte dhe të mos i kthesh shpinën njerezve që janë në rrezik duke besuar tek vendet anëtare të NATO-s. “Po, ka pyetje të rëndësishme në lidhje me atë që po ndodh në Afganistan dhe pse, dhe se si ngjarjet aktuale do të formojnë të ardhmen e Aleancës. Por, ndërsa është e domosdoshme t’i bësh këto biseda gjakftohtë, ka vetëm një gjë për të bërë tani: të veprojmë së bashku për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur. Ne duhet të mbrojmë vlerat e Aleancës Veriatlantike dhe të përbashkëta midis vendeve demokratike. Kjo do të thotë të mos i kthejmë shpinën njerëzve, jeta e të cilëve tani është në rrezik sepse besuan te ne”, shkruan shefi i Qeverisë. Kryeministri vijon më tej akuzat ndaj NATO-s. Sipas tij, deri pak ditë më parë, anëtarët e NATO -s ishin burimi kryesor i mbështetjes për njerëzit e Afganistanit, ndërsa Shqipëria sipas tij nuk mund të tërhiqej duke i lënë në rrezik për jetën afganët. “Ne nuk mund të tërhiqemi si hije, krahas idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë dhe demokracisë që kemi bërë gjatë dy dekadave”, shkruan Rama. Mes të tjerash, kryeministri shqiptar thekson se “Ne e dimë se frika nga të huajt ndikon në sondazhe, zgjedhje dhe angazhimet e partive dhe politikanëve që kërkojnë të fitojnë detyrën, dhe ne respektojmë zgjedhjet e vështira që të gjitha vendet e tjera duhet të bëjnë. Por, kur përballemi me zgjedhje për jetë a vdekje në lidhje me njerëzit të cilët ne jemi të detyruar t’i ndihmojmë, rruga jonë është e qartë”.

Lexo edhe :  “Jemi dy shtete të të njëjtit komb”/ Begaj: Shqipëria do të jetë avokate e Kosovës

Kthim në kohë

Kryeministri gjatë gjithë kësaj periudhe, që kur vendosi të hapë derën për afganët që punonin për amerikanët, nuk ka ndalur asnjëherë pa kujtuar e duke dhënë shembullin se si Shqipëria ka pritur hebrenjtë apo se si shqiptarët “morën” rrugët e Europës. “Ka pak faqe më të nderuara në historinë e Shqipërisë sesa shembulli i saj i vetëm i heroizmit përballë shkatërrimit të hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkuar Rama duke kujtuar ardhjen e hebrenjeve në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore. Ai shkruan se falë traditës së shqiptarit për të pritur të huajt në rrzik, Shqipëria ishte vendi i parë në Europë me më shumë hebrenj pas luftës. Kryeministri shkruan se gjyshërve të asaj kohe nuk ju kërkua të rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjt nga Holokausti.  “Askush nuk u kërkoi gjyshërve tanë të rrezikonin dhe shpesh të sakrifikonin jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit nga Holokausti, por shqiptarë të panumërt – myslimanë, të krishterë dhe ateistë – bënë pikërisht këtë. Falë kodit shqiptar të nderit, i cili na kërkon të gjithëve të ofrojmë strehim për të huajt në nevojë, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj në fund të luftës sesa në fillimin e saj”, shkruan më tej Rama.

Koha e komunizmit

Rama është ndalur edhe tek koha e regjimit komunist në Shqipëri. Ai shkruan se pasi shqiptarët mbizotëruan në Europë me gjestin e tyre, erdhi koha që në Shqipëri sipas tij të vinte koha e burgosjes dhe e torturës nga regjimi totallitar. “Menjëherë më pas, ne përjetuam persekutimin e dorës së parë. Pasi mbizotëruam mbi armiqtë tanë të jashtëm, ne hasëm një të tillë po aq të egër në shtëpi: një regjim totalitar shtypës që burgosi, torturoi dhe vrau ata që i perceptonte si armiq”, shkruan Rama, duke e krahasuar situatën e regjimit në Shqipëri me situatën e sotme në Afganistan. “Ne jetuam atë që njerëzit e Afganistanit po përballin tani, ndërsa talebanët konsolidojnë pushtetin në të gjithë vendin. Ne jetuam në një shtet që vulosi kufirin e tij dhe persekutoi disidentët dhe familjet e tyre, ashtu siç pritet të bëjnë talebanët me kundërshtarët e tyre. Për gati 50 vjet, ne aspironim të kishim lirinë që shijuan afganët gjatë 20 viteve të fundit dhe që tani duket se do ta humbasin”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV