Kriptomonedhat: Mundësi mashtrimi apo oportunitet fitimi e pasurimi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adrian Civici

Sot, nga një pjesë e njerëzve, kriptomonedhat konsiderohen si oportunitete të vërteta e të mëdha në sferën monetare dhe pagesave, sidomos për karakterin e tyre të decentralizuar, të pavarur nga institucionet kryesore financiare, vecanërisht bankat qëndrore, për rentabilitetin e lartë të tyre, për zgjerimin e vazhdueshëm dhe lehtësitë e përdorimit.
Ndërkohë, për një pjesë tjetër të njerëzve, kriptomonedhat vlerësohen si një investim me rrezik të lartë që i ekspozon zotëruesit dhe përdoruesit e tyre përballë mashtrimeve të shumta. Dhe rastet konkrete nuk mungojnë. Tashmë, edhe tregu i kriptomonedhave – Bitcoin, Ripple, Ethereum, Litcoin, etj. – është i mbushur me raste të shumta mashtrimesh e vjedhjesh që shkojnë në disa miliarda dollarë, euro, Paund apo Yen.
Pothujase cdo ditë, paralelisht me shifrat marramendëse të transaksioneve në kriptomonedhat kryesore, paralelisht me luhatjet e vlerës së tyre në treg dhe fitimet e jashtëzakonshme të afishuara nga individë, kompani apo institucione të ndryshme, qarkullojnë dhe njoftime të shumta për humbje e zhdukje të dhjetra e qindra milion dollarë, euro, paund, yen, etj., nga “potofolet” e llogaritë në kriptovaluta.
Mbas studimit dhe informimit të plotë e cilësor mbi ecurinë e kriptomonedhave, sfidat e tregut të kriptomonedhave, rregullat e funksionimit të tij, oportunitetet dhe rreziqet, cdo individ, organizatë apo institucion e kupton më mirë historinë e lindjes dhe zhvillimit të Bitcoin, problematikën dhe perspektivat e ecurisë së tij, raportet me funksionet e parasë dhe bankat, qofshin këto Banka Qëndrore apo banka tregëtare, rolin e Bitcoin në sistemin e pagesave, kursin e këmbimit, vlerës së tij në tregjet financiare e monetare, konceptin e portofolit në Bitcoin, rregullat dhe legjislacionin e funksionimit të tij, etj.

Kriptomonedhat : mashtrim apo oportunitet?

Koncepti i kriptomonedhave është një koncept që egzistonte përpara Bitcoin që u bë simboli më përfaqësues i tyre. Sipërrmarja DigiCash Inc., e themeluar nga David Chaum në vitin 1989, ishte tentativa e parë për të krijuar për herë të parë një monedhë virtuale të përdorshme në shkallë të gjerë.
DigiCash Inc., krijoi një protokoll pagesash anonime bazuar në kriptografinë. Megjithatë, DigiCash dështoi në projekjtin e saj për një adoptim masiv të kriptomonedhave dhe deklaroi falimentimin në vitin 1998.
En 1998, Ëei Dai, një inxhinier kinez mjaft i shquar në fushën e kriptografisë dhe kriptomonedhave, publikoi një përshkrim të ”b-money”, një sistem eletronik të një llogarie anonime.
Pak më vonë, Nick Szabo, një informaticien dhe kriptograf i njohur për punimet e tij mbi kontratat dhe monedhat numerike, krijoi “Bit Gold”, një mekanizëm specifik i një lloj monedhe numerike e decentralizuar që “duhej të ishte e pavarur njësoj si ari”. Nick Szabo, konsiderohet si paraardhësi dhe arkitekti i Bitcoin.
BitCoin u krijua në vitin 2009 nga një personazh misterioz i njohur me pseudonimin Satoshi Nakamoto. Identiteti i tij i vërtetë është akoma i panjohur … është person real … është pseudonim … është një grup informaticienësh … apo mbrapa tij fshihet vetë Nick Szabo?
Krijimi dhe administrimi i Bitcoin mbështetet në një software specifik dhe një rregjistër virtual të quajtur blockchain, emër që vjen nga fakti se njësia bazë e Bitcoin quhet block, dhe se block lidhen pastaj ndërmjet tyre në një zinxhir të quajtur blockchain.
Mbas Bitcoin, u krijuan dhe një sërë monedhash të tjera virtuale të quajtura Etherum, Litecoin, OneCoin, Dogecoin, Peercoin, Namecoin, etj.
Aktualisht, sipas CoinMarketCap, egzistojnë 5100 kriptomonedha aktive me një vlerë totale prej 2100 miliard euro. 75% e kapitalizimit të kriptomonedhave përbëhet nga Bitcoin dhe Etherum.
Për shumicën dërrmuese të njerëzve, “bota e kriptomonedhave është akoma një mjedis i pakuptueshëm, një ambjent me shumë të panjohura … por njëkohësisht shumë joshës për mundësitë e përfshirjes dhe fitimit … ndaj saj ka aq shumë joshje po aq sa dhe dyshime e mosbesim”.
Kjo bën që edhe pyetja themelore “përballë tyre të jetë : oportunitet real apo mashtrim financiar i sofistikuar”?

1. A ofrojnë oportunitete “speciale” kriptomonedhat?

Pa dyshim që përgjigjia është PO! Kripromonedhat e para dolën në qarkullim në vitin 2010. Njëmbëdhjetë vite më vonë, për shumë prej tyre, konstatohet një sukses i padiskutueshëm, c’ka i fut ato “te oportunitetet”, mbi të gjitha te oportunitetet për tu shkëputur nga varësia me financat tradicionale të centralizuara, oportunitetet për të diversifikuar gamën e investimeve, oportunitetet për të investuar në një kategori të vecantë asetesh financiare të bazuar në një teknollogji inovuese e revolucionare sic është blockchain, oportunitete për të gjeneruar mundësi të reja fitimi.
Vitet e fundit, vecanërisht mbas vitit 2015, interesi dhe vëmendja ndaj kriptomonedhave është rritur shumë, për to flitet gjithnjë e më shumë pozitivisht, Bankat Qëndrore janë bërë më të vëmendshme ndaj tyre, Shtete të ndryshme po i “zyrtarizojnë” kriptomonedhat e tyre, personazhe të famshëm VIP në botën e artit, sportit apo modës po paguhen gjithnjë e më “hapur” me kriptomonedha, etj.
Në këtë rast, përdoret fjala “oportunitet” ose mundësi, sepse “fitimi real” ndodh vetëm kur operacioni përfundon me sukses dhe në “llogarinë e pjesëmarrësve në këtë sistem, kreditohen realisht shumat e përfituara. Ky është tashmë një treg monetar e financiar me zhvillim pothujase eksponencial.
Si në cdo investim, transaksion apo dhe spekullim në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, asgjë nuk është bardh e zi. E njëjta gjë është dhe për investimet në tregjet financiare e monetare. Një pjesë e madhe e njerëzve përfshihen në investimet në bursë pa patur njohuritë e nevojshme për funksionimin, oportunitetet dhe rreziqet e përfshirjes në të duke e konsideruar këtë veprim si një lloj “sporti” apo loje ku mund të provosh fatin.
Por, shumica e tyre, të zhgënjyer nga pritshmëritë për fitime të shpejta e pa risk, tërhiqen nga ky angazhim, bile, “mungesën e fitimit apo shumat e parave të humbura ja faturojnë “të metave të sistemit dhe vjedhjeve nga ata që e kontrollojnë këtë sistem”.
E njëjta llogjikë funksionon dhe me sistemin e kriptomonedhave.
Tashmë është e qartë, se shumica dërrmuese e atyre që janë përfshirë apo po përfshihen në këtë “mjedis”, kanë shumë pak apo aspak njohuri për funksionimin e tij, por pretendojnë se “kanë shumë njohuri se si mund të fitohet shumë e në mënyrë të sigurtë duke investuar në botën e kriptomonedhave.
Futen në këtë treg e në këto transaksione pa patur njohuritë elementare të tregjeve monetare dhe aq më shumë të mënyrave e formave të funksionimit të kriptomonedhave. Thjesh joshen nga ecuria e kursit e këmbimit, sidomos periudhave kur rritja e vlerës së tyre është “spetakolare”, nga publiciteti i jashtëzakonshëm që ju bëhet atyre, nga shembujt “frymëzues të njerëzve të suksesshëm”, qëndrime e vlerësime se “kriptomonedhat janë shpëtim për vendet e varfëra për të shpëtuar nga diktati i monedhave kryesore ndërkombëtare dhe bankave qëndrore”, etj.
Etja dhe dëshira e parezistueshme për fitime, e nxitur sidomos “nga shembuj të shumtë të tipit early adopters, bën që të neglizhohet problemi kryesor, njohuritë e domosdoshme financiare e teknollogjike për tu përfshirë në një sistem të tillë”.
Por, përballë këtyre early adopters që meritojnë lavde e vlerësim për suksesin e tyre, ka me miliona të tjerë që kanë tentuar “aventurën e kriptomonedhave” dhe kanë dështuar totalisht duke pësuar humbje të konsiderueshme financiare.
Kriptomonedhat nuk janë një eldorado për këdo që joshet vetëm nga fitimi. Oportunitetet janë të shumta, por, po aq të shumta janë dhe rreziqet. E vetmja gjë e sigurtë është nevoja për të qënë i informuar maksimalisht dhe i përgatitur profesionalisht në sferën financiare, monetare e teknollogjike, përpara se të ndërrmarësh hapin për tu bërë pjesë e këtij sistemi.

Lexo edhe :  Big Brother Italia “hakmerret” ndaj Heidi Baçit

2.A janë kriptomonedhat një mashtrim apo një skemë piramidale e sofistikuar?

Parimi mbi të cilat funksionojnë kriptomonedhat, modeli ekonomik i blockchain nuk është absolutisht një mashtrim, përkundrazi, koncepti i tij bazë është “garancia për ti bërë transaksionet totalisht të sigurta, për të eleminuar “ndërmjetësit mashtrues” dhe eleminuar mundësitë për vjedhje e mashtrim.
Por, problemi qëndron në faktin se koncepti dhe funksionimi i blockchain mbështetet në mungesën e cdo lloj kontrolli “nga një autoritet qëndror”, i tipit Bankë Qëndrore p.sh., që mund ta bëjë transparent, ta korrigjojë apo mbikqyrë në vazhdimësi e me rregulla të qarta, atëherë, rritet mundësia “për zhvillime të pakontrollueshme e verifikueshme që cojnë drejt mashtrimeve të përmasave të ndryshme.
Nuk janë as kriptomonedhat dhe as sistemi blockchain burim apo shkak i mirëfilltë i mashtrimeve, por janë disa “pjesëmarrës e profesionistë të mashtrimit” që janë pjesë e këtij sistemi, të cilët përfitojnë nga naiviteti, errësimi i arsyes përballë mundësisë për fitim, mungesa e eksperiencës dhe njohurive të shumë pjesëmarrësve të tjerë, për të përfituar prej tyre.
Sidomos të atyre që nuk i rezistojnë dot ofertave joshëse, që i besojnë cdo lloj oferte në ëebsite që ju del përpara, që i japin lehtësisht të dhënat e tyre bankare, kodet e sigurisë dhe plot informacione të tjera të këtij lloji.

3.Cilat janë rreziqet kryesore të përfshirjes në tregun e kriptomonedhave?

Së pari, është “përfshirja në një skemë Ponzi ose në një sistem “facecrypto”, ose të ashtuquajturat “kriptomonedha fallco”.
Në shumicën dërrmuesëe të rasteve, individët e përfshirë në këtë sistem nuk bëjnë asnjë llooj verifikimi paraprak për këto website apo lloje kriptomonedhash, por “lexojnë vetëm pjesën e fitimeve që do marrin” nëse përfshihen në të.
Ose, joshen nga “propozime e ide fantastike”, nga “shembuj ilustrues” të personaliteteve VIP që e rekomandojnë apo që kanë përfituar vetë nga ky sistem. Ky është gabimi më i rëndë që mund të bëhet : mungesa dhe indiferenca për ta njohur realisht ofertën, historinë e krijimit dhe funksionimit të kësaj platforme apo kriptomonedhe, gjurmimin e transaksioneve të saj falë blockchain, etj.
Së dyti, rreziku i vjedhjes së kriptomonedhave. Meqënëse gjithshka bëhet online, sepse nuk ka as Bankë Qëndrore dhe as ndonjë institucion tjetër kontrolli e garancie, egziston rreziku “shumë i lartë” që individët ti stokojnë kriptomonedhat e tyre “në një portofol në internet, i cili është lehtësisht i aksesueshëm nga mashtruesit”.
Ky rrezik është i lidhur me “sistemin e decentralizuar mbi të cilin funksionon i gjithë sistemi i kriptomonedhave”. Minimizimi i këtij rrisku lidhet me përdorimin e “ledger key”ose celësi i librit kryesor, me anë të të cilit cdo individ që zotëron një portofol kriptomonedhash, eviton mundësinë që ky celës të aksesohet në internet nga persona të tjerë. Të gjithë të dhënat individuale mund të jenë të sigurta në këtë celës të librit kryesor.
Së treti, premtimet për “fitime të lehta, pa bërë asgjë”. Ky është një nga rreziqet kryesore pasi ai lidhet direkt me natyrën e qënies njerëzore.
Njoftime, video apo ëebsite të ndryshme që premtojnë “bërjen milioner brenda një kohe të shkurtër dhe pa bërë asgjë” janë të pafundme, dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre është e lidhur me kriptomonedhat.
Në këto raste kërkohet gjykim gjakftohtë e racional : nuk mund të fitohen 10 000 apo 100000 dollarë apo euro brenda disa javëve apo muajve pa bërë asgjë, nuk mund të garantohen fitime apo norma interesi 10 apo 20% në muaj për kapitalin e investuar, pa patur asnjë risk!
Në këto njoftime apo video nuk flitet fare për risqet, por thjesht për joshjen ndaj fitimeve marramendëse, të shpejta dhe pa asnjë risk. Shembujt e mashtrimeve me kriptomonedhat janë të shumtë e të “larmishëm”. Ato duhet të shërbejnë si shembuj reflektimi dhe mësim për këdo që mendon se duhet të përfshihet në sistemin e kriptomonedhave pa patur kulturën dhe njohuritë e duhura në këtë fushë.

Të fundit

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

Lajme të tjera

Web TV