“Kur ne të bëhemi anëtarë, Macron do jetë duke shkruar kujtimet”/ Rama kritika BE-së: Nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë, për integrimin e Ballkanit Perëndimor, u tregua sërish I ashpër dhe ironik me Bashkimin Evropian.

Teksa kujtoi se ballkanasve nuk u duhet licencë për të qenë evropianë, pasi të tillë jemi, Rama tha se nëse etërit e BE do të dëgjonin këto diskutime, do të rrotulloheshin në varr.

“Ne jemi këtu për të luftuar. Ne nuk na duhet licencë që të jemi evropian. Ne jemi evropian. Çfarë do që të thonë njerëzit në BE, ne jemi evropian. Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu, natyrisht nuk do jetë mirë për ne, por do jetë me keq për BE.

Sinqerisht, ju përmendet në fillesë, etërit themelues, por nëse do ngriheshin ata, do thonin më mirë të kishim vdekur se gjallë. Do ktheheshin përmbys në varr. Si puna e prifitit në Kostandinopojë kur po shembeshin muret dhe diskutonin seksin e engjëjve. Më falni se po tregohem Ballkanit. Kjo është gjë e mirë se nuk e humb sensin e humorit edhe brenda tragjedisë.

Do ta përmbyll me këtë, mos përmendi më aktorë të tretë, faktorë të tretë. Është qesharake. Nga njëra ana na thoni se na doni dhe se jeni të rëndësishëm për ne. Një ditë do të martohemi. Kjo kërkon të sprovojë karakterin e besnikërisë tonë. Kur ne të bëhemi anëtarë, Macroni që është më i riu do jetë duke shkruar kujtimet”, tha Rama.

Rama e nisi fjalën e tij me një batutë për euro-optimistin dhe euro-pesimistin ndërsa tha me bindje se nuk po kërkojnë licencë për të qenë europianë, pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor janë europianë.

Lexo edhe :  Meta "zbut zemrën"/ Merrini florinjtë dhe fabrikat e mia, shpërndajuani shqiptarëve!

“Më lini të përpiqem t’ju jap disa buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë sepse në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort, ne mund të mund të buzëqeshim e të qeshim edhe kur vuajmë, gjë që pjesëtarët e BE nuk mund ta bëjnë. E kam fjalën për gjermanët. Dikush u afrua të takojë një euro optimist dhe europesimist dhe pyeti një eurooptimist se cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin. Ai tha, Turqia duhet të hyjë në BE nën presidencën e Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë. Europesimisti tha se të dyja do të hyjnë në BE kur presidencën ta ketë Turqia. Nuk e di kush është Vladimiri apo Ekstragoni, unë apo Zorani, por Shqipëria dhe Maqedonia janë si këto dy karaktere në dramën e Beketit. Njëra thotë “a do ikim?”, tjetri thotë “eja të ikim” dhe Beketi thotë se “askush nuk do të lëvizë”.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV