Mega-operacioni “DOBRA”,  ja numri i shqiptarëve të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni ndërkombëtar i koduar “DOBRA”, ku në pranga kanë rënë gjithsej 107 persona.

Burime bëjnë të ditur se nga radhët e shqiptarëve të arrestuar janë 60 persona. Kujtojmë që detaje të këtij operacioni, ku bazën e hetimeve e kishte në Madrid të Spanjës, u bënë për herë të parë publike sot.

Policia spanjolle, në bashkëpunim me atë shqiptare e gjermane, si dhe INTERPOL, prej një viti, gjurmonin dhe hetonin një organizatë të madhe droge, pjesë e së cilëve ishin shqiptarë dhe persona të etnive të tjera. Ata ishin shtrirë në pothuajse 50 shtëpi në zonat e kryeqytetit spanjoll.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar gjithsej 1 ton drogë, e llojit kanabis. Sipas informacioneve, droga prodhohej e përpunohej në Spanjë, e destinacionin përfundimtar kishte Gjermaninë, ku dhe tregtohej.

Kujtojmë se banda u pikas nga autoritetet për shkak të shpenzimit të tepërt të energjisë elektrike. Vetëm në një periudhë kohore prej 3 muajsh, në total ata kishin shpenzuar rreth 6 mln euro energji.

Të fundit

“Prisja më shumë nga Rikja”/ Habit Spartak Ngjela, zbulon fituesin e “Big Brother Vip”

Avokati Spartak Ngjela njihet për analizat e tij politike, megjithatë nuk nguron të japë opinione edhe për botë ne...

Spiropali-Berishës dhe Metës: Hani thana, ndaj Altin Dumanit dhe SPAK

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali, ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo u shpreh se të dy këta politikanë,...

“Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë”/ Sula: Ky s’është parlament, por..

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore. “Kjo që...

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga policia zviceriane, ku u mbajtën...

Google pushon 28 të punësuar pas protestave kundër marrëveshjes me Izraelin

Google pushoi nga puna 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California...

Lajme të tjera

Web TV