Talebanët janë më të fuqishëm se 10 vende të NATO-s, kanë më shumë avionë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Talebanët kanë tashmë në dorë armatim me vlerë dhjetëra milionë paund, përfshirë helikopterë të blerë nga SHBA dhe aeroplanë sulmues, duke u dhënë atyre më shumë fuqi ajrore sesa shumë anëtarë të NATO-s.

Sipas një analize të bërë nga DailyMail, rezulton se gjatë muajve të fundit, xhihadistët kanë vënë nën kontroll 10 fusha të mëdha ajrore nga Bagram në Mazar-i-Sharif, dhe sot u ngritën në qiell me një helikopter prej 6 milionë dollarësh Black Hawk, në luftën e tyre kundër rezistencës në Luginën Panjshir.

Shefat talebanë raportohet se kanë urdhëruar trupat e tyre që të gjejnë pilotë nga Forcat Ajrore të shpërndara afgane, të cilët bënë trajnime të shtrenjta nga SHBA dhe aleatët e saj, për të fluturuar aeroplanë luftarakë dhe helikopterë të teknologjisë së lartë.

Pa pilotë të specializuar, ngritja në ajër e një avioni të tillë të sofistikuar është pothuajse e pamundur për një amator – por disa video të terroristëve sugjerojnë se ata kanë nisur rekrutimet.

Sipas Dailymail, talebanët kanë më shumë avionë dhe helikopterë sesa Sllovenia, Maqedonia e Veriut apo Shqipëria, Mali i zi etj.

Para rënies së vendit në duart e talebanëve, Forcat Ajrore Afgane kishin 167 avionë, përfshirë 108 helikopterë dhe 59 avionë, sipas një inspektimi zyrtar të qeverisë amerikane më 30 qershor.

Përpara rënies së Kabulit, Uzbekistani konfirmoi se 46 aeroplanë afganë, përfshirë 24 helikopterë, kishin mbërritur në vend për të parandaluar që ata të binin në duart e talebanëve.

Komandanti i misionit të evakuimit të SHBA, gjenerali Frank McKenzie, tha se trupat amerikane çaktivizuan 73 avionë para se të largoheshin përfundimisht nga vendi të hënën mbrëma.

Lexo edhe :  Uragani Ida godet SHBA, humb jetën një person (Video)

Kjo nënkupton se talebanët kanë aktualisht 48 aeroplanë.

Sidoqoftë, islamistët kanë më shumë fuqi ajrore se 10 nga 30 anëtarët e NATO -s, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën, Estoninë, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.

Nga shtetet anëtare të NATO-s, janë Shtetet e Bashkuara me më shumë se 13 000 avionë, e ndjekur nga Franca me 1 057, Turqia me 1 056, Italia me 876 dhe Mbretëria e Bashkuar me 738.


Të fundit

Talebanët janë më të fuqishëm se 10 vende të NATO-s, kanë më shumë avionë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia

Talebanët kanë tashmë në dorë armatim me vlerë dhjetëra milionë paund, përfshirë helikopterë të blerë nga SHBA dhe aeroplanë...

Tragjike/ COVID-19 i merr jetën 15-vjeçares nga Tetova

Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, konfirmuan autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e...

Pas Ronaldos, Manchester United përgatit goditjen e radhës për yllin e Bundesligës

Manchester United është gati të bëjë një tentativë të re për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland. Sipas ESPN, Djajtë e Kuq do të kërkojnë...

“Injoroni teoritë e gabuara”/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj vaksinohen, apel fansave: Ecni me hapin e shkencës

Çifti i njohur, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë bërë sot vaksinën anti-COVID. Ata publikon foton teksa marrin dozën e parë të vaksinën Pfizer...

E rëndë/ 12-vjeçarja vret veten pasi u përdhunua, e ëma e tronditur: Nuk do ndalem deri sa të vë drejtësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Merseyside, të Anglisë, ku një vajzë në moshën 12 vjeçare, ka vrarë veten pasi është përdhunuar. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV