Vuçiç ka informata që Kosova do të nisë fushatën e njohjes më 4 shtator: Jam i shqetësuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot në Bled të Sllovenisë ku po mbahet Forumi Strategjik se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në nivel teknik.

Ai tha se është i shqetësuar se Kosova do ta fillojë fushatën për njohje më 4 shtator, ditën kur skadon moratoriumi njëvjeçar i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington gjatë administratës së Donald Trumpit, transmeton Gazeta Express.

“Jam i shqetësuar për informacionin se ata do të fillojnë një fushatë të re më 4 shtator për t’u njohur në organizatat ndërkombëtare. Është puna jonë të përgatitemi për këtë”, u tha Vuçiq gazetarëve pas pjesëmarrjes në panelin brenda Forumit Strategjik të Bledit, raporton B92.

Vuçiq tha se nuk foli me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por tha se vetëm e pa atë nga larg.

Presidenti serb deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë më shumë në agjendën e Bashkimit Evropian.

“Ju mund ta ndjeni këtë edhe këtu në Bled”, tha Vuçiq dhe falënderoi organizatorët që e lejuan atë t’i paraqiste idetë e Serbisë, por edhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Unë po thosha të vërtetën, pasi bëra disa pyetje pa përgjigje në lidhje me rritjen, çfarë do të ndodhë pas largimit të kancelares gjermane Angela Merkel”, shtoi ai pas takimit me Miroslav Lajçak dhe pjesëmarrjes në një panel mbi të ardhmen e BE-së.

Ai theksoi se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën dhe se askush nuk duhet të gënjejë apo mashtrojë për këtë çështje.

“Por është e rëndësishme që Evropa të tregojë se është ende tërheqëse, në mënyrë që kombet e tjera të kenë dëshirën për të qenë pjesë e Evropës”.

Lexo edhe :  Veliaj viziton afganët në Qytet të Studentit: Është në nderin e paraardhësve tanë që t’ju ndihmojmë

 


Të fundit

Vuçiç ka informata që Kosova do të nisë fushatën e njohjes më 4 shtator: Jam i shqetësuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot në Bled të Sllovenisë ku po mbahet Forumi Strategjik se dialogu Kosovë-Serbi...

Kurti në Forumin Strategjik: BE të reformojë sistemin vendimmarrës për zgjerimin! Arsyet pse duhet të jemi pjesë e Unionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se BE duhet të që reformojë sistemin e saj vendimmarrës sa i përket procesit të integrimit të...

Çfarë shihni në foto? Zgjedhja juaj zbulon shumë për të ardhmen tuaj

Testi i sotëm është një nga testet e imazhit që gëzon shikueshmëri më të madhe në rrjetet sociale në të gjithë botën. Sipas përdoruesve...

Presidenti i Sllovenisë mbështet “Ballkanin e Hapur”: Të bëhet paralelisht me integrimin në BE

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, projekt që është përqafuar fort nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e...

Sekuestrohen rreth 69 kg kanabis, arrestohen tre shqiptarë në Greqi

Katër shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke, pas një operacioni për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës. Mediet greke raportojnë se një...

Lajme të tjera

Web TV