Partnerja e Ronaldos ,Georgina Rodriguez mahnit në Festivalin e Venecias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez kurrë nuk ka gabuar në stilin e saj të veshjes. Ajo gjithmonë është veshur gjithë klas dhe sharm. E tillë ishte dhe veshja në eventin e fundit të Festivalit të Filmit në Venecia.

Georgina Rodriguez me siguri nuk kishte frikë të shpenzonte para në gardërobën e saj, pasi ajo u pa me një fustan ngjyrë bojëqielli me dantellë të kombinuar dhe me një xhaketë në po tënjëjtën ngjyrë për paraqitjen e saj në Festivalin e 78 -të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia ditën e mërkurë.

Modelja 27-vjeçare, e cila ka një vajzë e cila quhet Alana me Cristiano Ronaldo-n, dukej fenomenale në veshjen që i përshtatej asaj më së miri, në ngjarjen ekskluzive në Itali. Veshja elegante e Georginas u kompletua me taka të bardha dhe grim të lehtë, teksa dukej thjesht e mrekullueshme.

Për look-un e dytë, Georgina kishte zgjedhur një pamje më klasike dhe bazike. Ajo u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë të zi pas trupit dhe mbi shpatulla kishte hedhur një xhaketë po të zezë. Me flokë të lëshuara dhe të prerë shkurt, ajo e kishte kombinuar veshjen dhe me aksesorë që rrezatonin nga gurët e çmuar.

Festivali i 78 -të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ka nisur të mërkurën dhe vazhdon deri më 11 shtator. Është festivali më i vjetër i filmit në botë. Njihet si një nga festivalet më të mëdhenj, së bashku me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe Festivalin e Filmit në Kanë. Festivali ndërkombëtar i filmit drejtohet nga Alberto Barbera dhe organizohet nga La Biennale Di Venezia.

Rikujtojmë se, aktori i njohur, Roberto Benigni, në prani të Presidentit Mattarella,mori çmimin “Luani i Artë” për karrierën e tij. Benigni u shpreh i emocionuar teksa falenderonte bashkëshorten e tij, Nicoletta Braschi dhe miqtë e tij të vjetër, Carlo Monni deri te Giuseppe Bertolucci dhe të gjithë regjisorët e tjerë me të cilët ai ka punuar.

Lexo edhe :  Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

 

 

Të fundit

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

Lajme të tjera

Web TV