Skandali në Moskë, adoleshenti gjerman uli avionin mbi Kremlin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Gjyqi ndaj Mathias Rust filloi më 2 shtator 1987. U dënua me katër vjet burg. Kaloi 14 muaj në burgun e Lefortovos

Skandali ishte i madh, sidomos kur mendohej se ngjarja në fjalë kishte thyer në mënyrë të paimagjinueshme mitin që ishte ngritur për vite me rradhë. Një avion i vogël prodhim amerikan, tip “Cessena” me një motor, si kishte fluturuar për milje të tëra në territorin e shtetit më të madh komunist të kohës, – i cili me një propagandë të vazhdueshme e shurdhuese pretendonte se kishte një hapësirë ajrore krejtësisht të mbrojtur, – u ul i pashqetësuar në Sheshin e Kuq. Kundërajrorët e gadishmërisë nuk kishin shtënë as edhe një predhë të vetme ndaj avionit të paidentifikuar i cili drejtohej gati në ekstazë nga një adoleshent gjerman, të cilit i ishte mbushur mendja të jepte një mesazh paqeje kundër Luftës së Ftohtë. Çudia bëhej më e madhe kur mendohej se pesë vjet më herët, një aeroplan civil nga Koreja e Jugut u qëllua dhe u rrëzua pasi kishte shkelur hapësirën ajrore sovjetike, duke shkaktuar vdekjen e 269 vetëve. Pra realisht nuk ishte një territor ku mund të bëjej shaka, për më tepër me një avion që iu afrua zonës më të mbrojtur të Moskës, Kremlinit.

…Mathias Rust ishte një aviator i cili u bë mjaft i njohur për fluturimin e tij krejt i vetëm për më shumë se 750 kilometra, përmes çdo sistemi mbrojtës të Bashkimit Sovjetik, e që përfundoi në 28 maj 1987 me një ulje spektakolare në dyert e Kremlinit. Ai ishte një pilot amator, me rreth 50 orë përvojë fluturimi në karierën e tij të shkurtër.
Fluturimi i Rustit përmes një sistemi të supozuar të padepërtueshëm të mbrojtjes ajrore pati një efekt të madh në ushtrinë sovjetike. Gjenerali-leitnanti William Eldridge Odom, ish -drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA, u shpreh se fluturimi i Rust dëmtoi në mënyrë të pariparueshme reputacionin e ushtrisë sovjetike. Kjo ngjarje çoi në shkarkimin e shumë oficerëve të lartë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Marshalli i Bashkimit Sovjetik Sergei Sokolov dhe Komandantin e Përgjithshëm të Mbrojtjes Ajrore Sovjetike, ish -piloti i Luftës së Dytë Botërore, Marshalli Alexander Koldunov. Rreth 150 oficerë të tjerë lëvizen nga poste drejtuese. Ky ishte qarkullimi më i madh në ushtrinë sovjetike që prej spastrimeve të kryera nga Stalini 50 vjet më parë.
Por një gjë e tillë duket se i erdhi për mbarë vetëm Gorbaçovit, i cili me këtë rast spastroi gardën e vjetër që e pengonte të kryente reformat e tij radikale, në një shtet të madh e të ndryshkur, timoni i së cilës lëvizte me vështirësi.

Itinerari i fluturimit

Më 13 maj 1987, Mathias Rust u tha prindërve se po shkonte në një turne në Europën Veriore me aeroplanin e tij “Cessna 172 Skyhawk” e regjistrim “D-ECJB”, të marrë me qira, në mënyrë që të realizonte orët e nevojshme të udhëtimit për të siguruar licencën si pilot profesionist. Avionit me katër vende uljeje, iu adoptua një serbator karburanti shtesë, gjë që e bënte atë me një autonomi që rritej nga 324 kilometra në 1389 kilometra.
Ndalimi i tij i parë u krye në një ishull në Skoci, pastaj në ishujt Faroe. Ai kaloi një natë në secilin destinacion. Më pas shkoi në Rekjavik të Islandës e vijoi në Bergen në Norvegji. Më 25 maj mbërriti në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.
Mëngjesin e 28 majit, Mathias Rust u tha kontrolluesve të trafikut ajror në Helsinki se po nisej për në Stokholm të Suedisë. Edhe në këtë pikë nuk ishte tërësisht i sigurt se do t’i shkonte në fund planit. “E mora vendimin final gjysmë ore pas nisjes. Thjesht ndryshova drejtim në 170 gradë dhe u nisa për në Moskë”, është shprehur Rust në deklaratat e tij mediatike.
Në Helsinki, operatorët e kontrollit ajror filluan të shqetësohen. Rust kishte marrë drejtimin e gabuar dhe pas pak u zhduk nga radarët e tyre para se të arrinin të lidheshin me radio.
Rust kaloi në hapësirën ajrore sovjetike mbi Estoni. Brenda pak minutash kapet nga një radar sovjetik dhe më pak se një orë më vonë, një avion ushtarak MiG i afrohet.
“Ai kaloi në anën time të majtë aq pranë, sa arrita të shoh dy pilotë të ulur në pozicionet e komandimit dhe natyrisht pashë edhe yllin e kuq në krahun e aeroplanit.”, është shprehur më pas Rust.
Avioni MIG nuk sulmoi, përkundrazi i kaloi përbri dhe u zhduk mbi re. Kombinimi i fatit të pabesueshëm dhe gabimeve njerëzore i dha mundësi avionit të Rust të pranohej gabimisht si një avion joarmik. Për më tepër kur njëri prej pilotëve interceptues, raportoi se avoni i vogël dukej si një Yak-12, që ishte dhe një avion sportiv rus.

Lexo edhe :  Rendi i lindjes tregon se me kë duhet të martohesh?

Mesazhi i paqes

Ai dëshironte ta ulte avionin në Sheshin e Kuq, në mënyrë që të bënte një deklaratë të madhe, por vendi i uljes ishte përplot me njerëz. Në terren, qytetarët sovjetikë ndaluan dhe panë lart të habitur, ndërsa avioni i vogël i bardhë bënte xhiro vetëm dhjetë metra mbi tokë. Më në fund Rust dalloi një urë me katër korsi pranë katedrales së Shën Basilit dhe bëri një xhiro të fundit para se të ulej aty.
Më vonë, kur u mor në pyetje nga policia e Moskës, ai mësoi se ura ishte zakonisht e mbuluar me kabllo të mëdhenj, të cilët do ta kishin bërë uljen të pamundur. Fati desh që kabllot të ishin hequr pikërisht atë mëngjes për mirëmbajtje.
“Policia supozoi se kisha bashkëpunëtorë në Moskë dhe se gjithçka ishte e koordinuar në mënyrë që unë të isha në gjendje të ulesha”, tha Rust.
Rreth orës 19:00, ndërsa dielli po perëndonte, Rust e uli avionin e tij në shesh dhe doli nga ai për të përshëndetur turmat që u mblodhën përreth tij. Ata deshën të dinin se nga ishte ky djalosh i huaj dhe se si kishte ardhur deri aty.
“Jam këtu me një mision paqeje nga Gjermania”, u tha Rust atyre.

Epilogu i aventurës

Pas gati një ore në shesh mbërritën agjentët e KGB-së. Ata zbritën nga makina, i folën Mathias anglisht, i kërkuan dokumentet, dhe e kontrolluan avionin. Më i vjetri prej tyre pasi i kontrolloi pasaportën e pyeti për vizën e hyrjes në Bashkimin Sovjetik. Pas disa minutash mbërriti një kamion, zona u rrethua, njerëzit u larguan, ndërsa 19-vjeçari u arrestua. Rust iu nënshtrua për orë të tëra marrjes në pyetje. Ai i shpjegoi se ardhja në Moskë, ishte një gjest simbolik për paqe. Por oficerët e KGB-së, habiteshin se si ai nuk kishte asnjë armë me vete. Gjyqi i Rust filloi në Moskë më 2 shtator 1987. Rust u akuzua për huliganizëm. Ulja e tij, sipas gjykatës, kërcënoi jetën e njerëzve që ishin në sheshin, shkelje të legjislacionit të aviacionit dhe kryqëzimin ilegal të kufirit sovjetik. Rust tha në gjykatë se fluturimi i tij ishte një “thirrje në botë”. Më 4 shtator, Rust u dënua me katër vjet burg. Ai kaloi 14 muaj në burgun e Lefortovos. Matias Rust u kthye në Gjermani më 3 gusht 1988 pasi Andrei Gromyko, në atë kohë, kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem të BRSS, nënshkroi një dekret amnistie. Ai kreu një total prej 432 ditësh në paraburgim dhe në burg.
Rust u rikthye në shtëpinë e tij në Gjermaninë Perëndimore. Ai u prit si hero nga turmat. Ndërsa mediat dhe autoritetet patën një qëndrim më të ftohtë, deri dhe armiqësor. Gazetat e paraqisnin si një të çmendur dhe të papërgjegjshëm, që kishte vënë në rrezik paqen.

Të fundit

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Lajme të tjera

Web TV