“Vajton” Greqia, ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare kompozitori me famë botërore Mikis Theodhorakis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompozitori i shquar grek Mikis Theodhorakis, por i njohur në gjithë botën, vdiq sot në moshën 96 vjeçare. Mikis (Mihail) Theodhorakis, i lindur në 29 korrik 1925 në ishullin Hios ishte kompozitori më i shquar i Greqisë si dhe ndër personalitetet më të rëndësishme bashkëkohore të vendit, me karrierë e famë botërore.

Mikis Theodhorakis ka lënë pas një vepër të pasur muzikore si kompozitor, autor tekstesh dhe dirigjent. Gjithashtu, veprimtaria e tij si aktivist dhe politikan ka patur gjithmonë ndikim të madh në çështjet social-politike të Greqisë.

Theodorakis ishte pjesëtarë  i rezistencës ndaj pushtimit nazist të Greqisë në Luftën e Dytë Botërore

Ai ishte gjithashtu një figurë udhëheqëse që kundërshtonte sundimin ushtarak në Greqi nga 1967-1974.


Mikis Theodhorakis ka qenë 4 herë deputet në parlamentin grek. Për rolin e rëndësishëm si aktivist e humanist është vlerësuar me Çmimin e Paqes në vitin 1983.

Mikis Theodorakis, u bë edhe më i njohur për muzikën nga filmi i vitit 1964 Zorba the Greek. Greku Zorba tregoi historinë e një shkrimtari anglez në Kretë, jeta e të cilit ndryshon kur takon fshatarin Alexis Zorbas. Skena kur Zorba kërcen zbathur në plazh u bë një imazh popullor i kulturës greke. Tema nga filmi, i cili fitoi tre çmime Oskar, mbetet ndoshta pjesa më e famshme e muzikës greke më shumë se gjysmë shekulli më vonë.

“Sot kemi humbur një pjesë të shpirtit të Greqisë,” shkroi ministrja e Kulturës Lina Mendoni në Twitter, duke e quajtur atë “ai që i bëri të gjithë grekët të këndojnë poezi”.

Të fundit

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon...

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka...

“Si e kanë bërë pasurinë?”/ Ngjela shpërthen në akuza ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se...

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Një projekt ambicioz, investim 3 milionë euro, synon një shndërrim të standarde në universitetin Bujqësor të Tiranës. Për të realizuar këtë projekt do të...

Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, në pranga gjyshi, e morën për takimin e përjavshëm, por…

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës. Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga...

Lajme të tjera

Web TV