Zbulohet gabimisht varri masiv në Ukrainë, ja çfarë dyshohet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një varr masiv është zbuluar në Odessa, një qytet në jug të Ukrainës i cili daton nga periudha e regjimit të Jozef Stalinit.

Historianët pohojnë se disa qindra mijëra njerëz u vranë në Ukrainë gjatë atij regjimi, raporton bbc.

Midis pesë dhe tetë mijë mbetje të trupave njerëzorë u gjetën me objekte të ndryshme, dhe historianët besojnë se viktimat u ekzekutuan nga policia sovjetike në fund të viteve 1930.

Trupat u shpërndanë në një total prej 29 varresh dhe u zbuluan gjatë një ekzaminimi të tokës para zgjerimit të territorit të aeroportit.

Drejtori i degës rajonale të Institutit Memorial të Ukrainës, Sergiy Gutsalyuk, tha se identifikimi i viktimave aktualisht nuk është i mundur, sepse të gjitha dokumentet dhe të dhënat zyrtare të mundshme janë në Rusi.

Agjencia kombëtare ukrainase e lajmeve Ukrinform shkruan se në Odessa midis viteve 1938 dhe 1941, policia sekrete sovjetike dënoi me vdekje rreth 8.600 njerëz.

Edhe pse i madh, ky varr masiv nuk mund të krahasohet me varrin më të madh të gjetur ndonjëherë në fshatin e pyllëzuar të Bikivnia, pranë kryeqytetit Kiev. Gjatë sundimit të Stalinit, rreth 200 mijë njerëz u ekzekutuan atje.

 


Të fundit

Zbulohet gabimisht varri masiv në Ukrainë, ja çfarë dyshohet

Një varr masiv është zbuluar në Odessa, një qytet në jug të Ukrainës i cili daton nga periudha e...

Ministria për fëmijët, Rama: Është një prioritet i ri, kemi punuar prej një viti për të hartuar një program specifik

Kryeministri Edi Rama ka folur për përbërjen e qeverisë së re, e treta e drejtuar prej tij pas vendosjes së emrave dhe bërjes së...

Mbërrijnë në Rinas 31.590 doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu: Vaksinohuni!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton 31 590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë. ‘31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta...

Ndeshja me Poloninë, Cikalleshi barazon për Shqipërinë

Sokol Cikalleshi është zgjidhja e gjithë problemeve të kombëtares së Shqipërisë. Edhe një herë është kavajasi që shfaqet të jetë barkë shpëtimi dhe sot...

Makina përplas 80-vjeçarin, shoferi braktis të moshuarin

Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur në Elbasan mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije...

Lajme të tjera

Web TV