Faza e re e pandemisë: lufta për ekzistencën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Pandemia është futur në një fazë të re.

Këshillat për vaksinim po kthehen në urdhra.

Tani mund të thuhet se njerëzimi është vërtetë në luftë për ekzistencë. Megjithëse, parë nga një këndvështrim tjetër, kjo nuk duket fort e besueshme, përderisa mbi planetin Tokë gjallojnë gati 8 miliardë qënie njerëzore. Pra, duhet një katastrofë ndërplanetare për t’i hequr gjallesat tokësore nga klasifikimi. Ndërkohë njeriu si qenie është vënë përsëri në provë. Këtë herë për shuarjen masive të tij. Listën nuk e kryeson murtaja dhe as një luftë me armë të rënda zjarri. Ndaj situata duket pakëz rozë. Ndonjëherë e pabesueshme. Ndonjëherë qesharake.

Megjithatë mendojmë se jemi në mesin e një lufte.

Këtë herë sherri nuk nisi nga një armatë kryqëtarësh, dhe as për shkak të vrasjes së një arkiduke si dikur Franz Ferdinandi në Sarajevë. Edhe si truall nuk u shkel Polonia prej çizmes pushtuese. Lufta filloi në rrethinat e një laboratori bakteriologjik, në një provincë kineze me emrin Wuhan, prej një virusi që ishte koduar nën siglën Sars-Cov2.

Thuhet se rrëshqiti prej epruvetës në një pakujdesi e sipër. Pa pastaj bëri këmbë për tu përhapur në një mënyrë të beftë në të gjithë botën. Por u cilësua shumë më fort se, e gjitha ishte një akt i programuar deri në detaj dhe aspak një gabim njerëzor i rastësishëm.

Sot, kur po bëhen gati dy vjet që kur u dha alarmi, pretendohet se Sars-Cov2 i familjes së Koronës, i cili shkakton Covid-19 ka marrë jetën e të paktën 4.5 miloinë njerëzve në mbarë botën. Sepse si askurrë më parë, ky virus jo vetëm ka prekur të gjitha qendrat urbane, por ka shkuar deri në fshatrat më të humbur fisnorë, si të ishte një ushtar i pashembullt pararoje që kërkon t’i hapë rrugën gjeneralit. Dhe meqenëse thuhet se jemi në mesin e pandemisë, matematikisht presim që ai të shkaktojë edhe 4.5 milonë vdekje të tjera përpara se ta mbyllë fushatën e tij të spastrimit. Pra, 9 milionë të vdekur gjithsej. Por kjo shifër nuk është gjëkundi me 70 milion viktimat që pretendohet se shkaktoi “Gripi Spanjoll” 100 vite më parë, në një distancë kohore prej 18 muajsh, vetëm në Evropë dhe Amerikë.

Pandemia është futur në një fazë të re.

Të pavaksinuarit po përjashtohen nga jeta publike.

Bota po përjeton ditë ekzistenciale, ku njerëzit janë ndarë në dy kampe: në ata që besojnë se shkenca mjekësore po bën të pamundurën për t’i shpëtuar, duke u dhuruar një vaksinë. Pjesa tjetër, po aq e fuqishme, mendon se pas vaksinës fshihet një komplot botëror, ndaj ajo duhet refuzuar.

Ndërkohë agjencitë serioze të lajmeve thonë se deri më tani, janë administruar të paktën 5 miliardë doza vaksinash, prodhuar nga kompani të ndryshme, ku vendet Perëndimore nuk njohin vaksinat e prodhuara në Lindje. Duke pasur parasysh se çdo njeri duhet të marrë dy doza, të paktën 2.5 miliardë njerëz e kanë marrë tashmë sasinë e programuar të vaksinës.

Por çfarë ka ndodhur pas këtij suksesi vaksinor?

Fillimisht u tha se çdokush është i lirë të zgjedhë nëse do të vaksinohet apo jo. Përkundër tezës së konspiracionistëve që vunë alarmin se vaksina do të bëhet me detyrim.

Sot, 8 muaj pas nisjes së vrullshme të vaksinimit, – për të cilat vendet ishin gati të futeshin në konflikt të armatosur vetëm për t’i siguruar, – bota po shtrëngohet të shkojë drejt vaksinimit të detyruar duke bërë në këtë mënyrë më të besueshëm konspiracionistët se sa ekspertët e OBSH-së. Për t’i ardhur në ndihmë farsës, pas disa varianteve që nuk dhanë atë që mendohej, në treg doli varianti “Delta” i Covid-19 për të cilin thuhet se shpërndahet 9 herë më shpejt dhe se prek të pavaksinuar e të vaksinuar bashkë me ta.

Lexo edhe :  Ndeshja me Poloninë, Cikalleshi barazon për Shqipërinë

Për t’i ardhur në ndihmë mutacionit “Deltës”, aplikacioni i fundit është pagëzuar me termin “Mu” ose i koduar si “B.1.621”. Ky, nuk dihet se çfarë do bëjë…

Pandemia është futur në një fazë të re.

Liria e përkohshme po mbaron.

Deri më tani, si në një lojë pasqyrash apo në labirinth, variantet e Covid-19 që po qarkullojnë janë “Alfa”, “Beta”, “Gama”, “Delta” dhe “Mu”

Vaksinat nuk po kanë efikasitetin e pritur, ndërsa “Delta” inteligjente e kapërceu mbrojtjen e fortifikuar prej Pfizer-it, Moderna-s apo Astra Zeneca-s, po aq sa dhe Sergei Bubka pengesën e lartësisë me një shkop bambuje.

Kësaj i thonë: Ku ishim? Hiçgjëkundi. Ku po shkojmë? Asgjëkund.

Pandemia është futur në një fazë të re.

Kanë vdekur të injektuarit me një dozë, por kanë vdekur po ashtu të injektuarit me dy doza, me vaksina që pretendohen se të mbronin deri në 95 përqind.

Pak nga pak, ato të cilat thoshin konspiracionistët deri dje, e që i merrnim lehtë e me shaka, po na dalin të vërteta.

Një vit më parë virusi nuk ishte rezistent ndaj të nxehtit, dhe njerëzit bënë plazh sa u desh qejfi. Këtë vit ndodhi e kundërta. Virusi u gjallërua në mes të sezonit veror, kur temperatura e përgjithshme shkonte 42 gradë nën hije. Por se ç’do të ndodhë në pikun e situatës gripale, në sezonet vjeshtë-dimër, atë pakkush e di.

A mos vallë po vihet vërtet në zbatim plani madhor për Rendin e Ri Botëror? Mos ndoshta vendimet e Klubit të Romës në çështjen e zvogëlimit të popullsisë këtë herë kanë gjetur terren?

Mund të mos jetë asnjëra nga këto, por njeriut në situata të vështira i shkon mendja për keq.

Pikëpyetjet që ngrihen janë të shumta. Ekspertët janë në kundërshtime të vazhdueshme me njëri-tjetrin por jo rrallë edhe me veten. Dhe ende sot njerëzit janë të paqartë mbi efektshmërinë e një vaksine që është krejt eksperimentale dhe që doli në qarkullim menjëherë sapo u dha lajmi se republikani Tramp humbi zgjedhjet dhe Amerika do të çonte në Shtëpinë e Bardhë demokratin Bajden.

Pandemia është futur në një fazë të re.

Dimri që këmi përpara mendohet se do të jetë fort i vështirë.

Evropa ka vendosur masa të reja për të gjithë personat që nuk duan të vaksinohen. Të pabindurit do të ndëshkohen sipas urdhrave të ndërmarra nga komitetet e ekspertëve të shëndetit, të cilët variojnë nga mbyllja në shtëpi, heqja nga puna, deri tek gjobat, mohimi i disa shërbimeve jetike e me rradhë. Gjithçka bëhet për të favorizuar vaksinimin masiv, kryesisht ndaj të pabindurve.

Për momentin, në Shqipëri, masat nuk janë kaq ekstreme, e kjo na lejon të jetojmë më lirshëm.

Por ndoshta këto janë ditët e fundit të lirisë.

Barometri s’parashikon veçse furtunë.

 

 


Të fundit

Faza e re e pandemisë: lufta për ekzistencën

Nga Leonard Veizi Pandemia është futur në një fazë të re. Këshillat për vaksinim po kthehen në urdhra. Tani mund të thuhet...

Hidhet në erë me tritol makina e punonjësit të policisë në Durrës

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm...

Diell dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...

Rama 3/ 12 gra në kabinet, rikonfirmohen 9 ministra

U pritën ndryshime të mëdha në kabinetin “Rama 3”, por nuk pati emra të rinj që do drejtonin ministritë e rëndësishme. Edhe pse pritje...

Lajme të tjera

Web TV