Gjermania ndjek hapat e Italisë ,bën së shpejti të detyruar vaksinimin ndaj Covid-19

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Teksa kryeministri i Italisë Mario Draghi në një intervistë bëri të ditur se vaksinimi në Itali do të bëhet i detyrueshëm, duket se edhe Gjermani do të bëje një lëvizje të tillë.

Gazeta gjermane, “Bild” pretendon se CDU/CSU dhe SPD ranë dakord t’u japin punëdhënësve në kompani dhe institucione të caktuara mundësinë të pyesin për statusin e vaksinimit, si dhe të mos punësojnë njerëz të pavaksinuar.

Mësohet se partitë në pushtet kanë dërguar një dokument tek Komiteti për Çështjet Shëndetësore, i cili do ta përcjellë atë në Bundestag javën e ardhshme.

Dokumenti, pohon gazeta, thotë se statusi i vaksinimit mund të përdoret si një shpjegim për vendimin në lidhje me marrëdhënien e punës, si dhe llojin edhe mënyrën e punësimit.

 

Mundësia e re, e dhënë për punëdhënësit, duhet të jetë në fuqi për aq kohë sa të zgjasë situata emergjente me pandeminë, të cilën Bundestagu e zgjati në tre muaj javën e kaluar.

Përndryshe, këto rregulla duhet të zbatohen kryesisht për klinikat, zyrat e mjekëve, kopshtet, burgjet, shtëpitë e pleqve si dhe institucionet.

 

 

 


Të fundit

Gjermania ndjek hapat e Italisë ,bën së shpejti të detyruar vaksinimin ndaj Covid-19

Teksa kryeministri i Italisë Mario Draghi në një intervistë bëri të ditur se vaksinimi në Itali do të bëhet...

“Qendra më e madhe e teknologjisë në vend, do të jetë gati vitin tjetër”/ Veliaj ndjek nga afër punimet te Piramida

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot ecurinë e punimeve te Piramida, e cila së shpejti do të jetë qendra më e...

Covid-19/ 895 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

42 raste më shumë se dje me COVID-19, por gjithashtu dhe rreth 260 testime më shumë. Shifrat e koronavirusit në vend vijojnë të jenë...

Ronaldo hyn në librin ”Guiness”, bëhet futbollisti me më shumë gola ndërkombëtarë

Cristiano Ronaldo ka hyrë si rekordmen botëror në librin ”Guiness”. Sukeset e portugezit s’kanë të ndalur pasi tashmë është dhe në librin e artë...

Uragani Ida në SHBA/ Shkon në 46 numri i viktimave

Ka shkuar në 46 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, për shkak të uraganit Ida që goditi qytetet në...

Lajme të tjera

Web TV