Ja çfarë duhet të shmangni nëse dëshironi të bini në peshë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e hekurt.
Ndonjëherë ky mision vështirësohet si pasojë e gabimeve të cilat ne i bëjmë pa vetëdije.

Ngrënia e Mishit Çdo Ditë

Studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me mish çdo ditë janë më të predispozuar të jenë të shëndoshë dhe mbipeshë.
Njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore nga ana tjetër janë më të prirur të kenë një peshë të shëndetshme trupore.

Mëngjesi Dhe Dreka Në Tryezën E Punës

Të qenit të vetëdijshëm për atë që keni në pjatë është një hap shumë i rëndësishëm për rënien në peshë.
Mos konsumoni vaktet tuaja ndërkohë që bëni punë apo shikoni televizor.

Ushqyerja Në Këmbë

Kaloritë merren njësoj si të hani ulur apo në këmbë.
Mos u merrni me ushqime të shpejta e kafshata të vogla në dukje të padëmshme përpara se të shtroheni për të ngrënë.
Uluni, hani dhe jini të kujdesshëm me racionet.

Pjata Të Mëdha

Përdorimi i enëve të mëdha të kuzhinës është i gabuar sepse tjetërson perceptimin e racioneve.
Për pasojë, është më e lehtë ta teproni me të ngrënit.

Pijet Me Kalori

Pijet me kalori, të përpunuara dhe të ëmbëlsuara shtojnë kilogramë në peshën tuaj.
Në vend të tyre zgjidhni ujë dhe çajra bimorë.

Shmangia E Vakteve

Shmangia dhe kapërcimi i vakteve mund të duket sikur po hani më pak, por në të vërtetë jeni duke ngadalësuar metabolizmin.
Ky i fundit është si zjarri, nëse nuk i hidhni dru, do të shuhet.
Metabolizmi ka nevojë për ushqim çdo katër ose pesë orë.

Zgjidhni Regjimin Vegjetarian

Nëse bëhet siç duhet, një regjim i tillë mund të ulë kolesterolin, të ruajë shëndetin e zemrës dhe të shmangë kancerin.
Por ngrënia e tepruar e arrorëve, farave dhe vajrave të tyre rrit gjithashtu numrin e kalorive dhe të kilogramëve në peshore.


Të fundit

Ja çfarë duhet të shmangni nëse dëshironi të bini në peshë

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e hekurt. Ndonjëherë ky mision vështirësohet si pasojë...

Vaksina anti-COVID me detyrim për administratë, policët, farmacistët dhe laborantët

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë do të bëjnë vaksinë me detyrim.  Lajmi u dha nga zv.ministrja...

Këto janë vitaminat që ju ngrejnë humorin

Ndërkohë që mund të jetë e vështirë të ndihesh i motivuar për të bërë gjëra të reja kur vuani nga ndonjë sëmundje, shpresa nuk...

SHBA i ofron mbi 2 mijë dollarë ndihmë çdo të evakuuari afgan

Administrata e Biden dhe më shumë se 200 agjenci private po nxitojnë të krijojnë një sistem për zhvendosjen e dhjetëra mijëra afganëve, shumë prej...

Vaksinimi i detyrueshëm/ Shpërthejnë protestat e dhunshme në Londër, 4 të plagosur

Katër oficerë janë plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit kundër vaksinave në qendër të Londrës. Demonstruesit u përpoqën të sulmonin selinë e Agjencisë Rregullatore të Barnave...

Lajme të tjera

Web TV