Probleme me pasurinë, KPK shkarkon prokurorin e Sarandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili ndodhet në masën “arrest me burg”, pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion.

Seanca dëgjimore në KPK për prokurorin Hasa u zhvillua dy ditë më parë, ku vetë prokurori nuk ishte i pranishëm, por sipas KPK, ai kishte deklarime të pasakta dhe të pajustifikuara të pasurisë.

Sipas dosjes së SPAK, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

Ndërkohë, nga hetimi i KPK, Hasa rezulton të ketë pasur një shtëpi në Kavajë, e cila është shitur në vitin 1998.

“Truall 500 m2 në Kavaja dhe 130 m2 karabina në vlerën 2 milionë lekëve, ndërsa shton se ka mungesë në justifikimin e ndërtimit të saj. Subjekti ka deklaruar se sipërfaqja është blerë 400 mijë lekë në vitin 1998. Për këtë pasuri rezultojnë dy kontrata blerjeje me vlera të ndryshme 400 dhe 500 mijë. Në 2004 pasuria arë është shitur, por jo pasuria karabina 130 m2. Nuk u provua ndërtimi i kryer pa lejë dhe vlera e saktë e ndërtimit. KPK konstaton mungesë dokumentacioni për ndërtimin e objektit, që sipas eksperteve ka vlere 3.6 mln lekë. Është i dyshimte mospërfshirja e godinës në kontratën e shitjes së pasurisë në vitin 2004.

Subjekti ka pasur mungesë burimesh financiare për këtë pasuri.
– Apartament 163 m2 në Durrës. Ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e tij 50 mijë usd në Durrës në 2001.

Mbetet e paqartë periudha e likuidimit të kësaj shumë.
Subjekti ka nisur punën si prokuror në vitin 2004.
Në vitin 2005 ai ka deklaruar shtëpi banimi 153 m2 në Durrës.
Subjekti ka bërë deklarime kontradiktore nëpër të gjitha deklaratat. Në deklaratën e tij të parë në ILDKP, subjekti nuk ka deklaruar detyrimet për blerjen e apartamentit.

Lexo edhe :  Përfundon seanca gjyqësore, Princ Leka dhe Elia Zaharia pajisen me urdhër mbrojte

– apartament 90 m2 në Sarandë, i blerë në vitin 2010, i padeklaruar në ILDKP në vlerën 3.9 mln lekë.
Deklarim i rreme për një pagesë kësti në vitin 2014, pagesë që ishte bërë më herët.
Dyshohet për çmim më të ulët se vlera e tregut.
Subjekti nuk ka deklaruar pagesat e kësteve në vijimësi.
– tokë kullotë 1 mijë m2 në Palermo, Himarë dhurim fëmijëve të tij.
Deklarimi i pasaktë, pasi në vitin 2014 shtetasi V. R. iu ka dhuruar 1000 m2 fëmijëve të Hasës.
Sipas hipotekës, në emër të fëmijëve të Hasës është regjistruar pasuria 1 mijë m2 për dy fëmijët.
Fëmijët e tij dhe dhuruesi kanë firmosur në vitin 2014. Nuk u konstatua konflikt interesi, por mbetet i dyshimtë arsyeja e dhurimit (pasi dhuruesi nuk është rreth familjar). Ka dy kontrata dhe dyshohet se sipërfaqja është 2 mije m2.
– automjet “Mercedes benz” në vitin 2008.
Hasa ka deklaruar se e ka blerë 1 mln lekë.”, -pohoi sot KPK.

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV