Rrëfimi prekës i Sherif Merdanit: Çoja vëllanë e vogël në burg që t’i jepte gji mamaja (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzika e lehtë humbi më 29 gusht një nga zërat më të bukur shqiptar. Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh.

Në një intervistë të dhënë një vit më parë ai rrëfente peripecitë që kishte kaluar familja e tij në regjimin komunist. Merdani kujton se si i dënuan babanë e tij me 15 vite burg dhe se i morën 4 kuintalë e gjysëm flori. Në tjetër episod prekës është edhe momenti kur Merdani rrëfen se në moshën 10-vjeçare çonte vëllanë e vogël 6 muajsh në burg, që t’i jepte gji e ëma.

“Mua më quajnë Sherif Merdani, një ish-i burgosur politik, por si personazh jam produkt i dy njerëzve që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme në Shqipëri, baba është korçar dhe nëna shkodrane. Familja ime ishte një familje tregtarësh. Këtë personazh (Enver Hoxhën) familjet Merdani nuk e pranonin të futej në Shtëpi. Them se kjo u bë shkak Qemal Merdanin, babën tim e dënuan 15 vjet, dhe ndërkohë që ai bënte gjyqin, fare afër këtu është një fushë dhe unë luaja futboll me shokët e mi. Isha 7-8 vjet, nuk e kuptoja fare se çfarë po ndodhte në jetën tonë, familjen tonë. Babën e dënuan dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. Ne na kishte lënë baba një lopë të madhe që e kishte marrë në Shkodër. E shitëm lopën dhe e paguam. Pas një muaji na erdhi përsëri taksa. Atëherë morën edhe nënën në burg. Këtu kemi një dramë që nuk e besoj ta keni dëgjuar. Vëllai i vogël ishte 6-7 muajsh dhe unë Sherifi 10 vjeç, e merrja të mbështjellë e çoja në burgun e Korçës, i jepte gji nëna në mes të dimrit -10 gradë, dhe e ktheja përsëri në shtëpi”,- tregon ai.

Lexo edhe :  Rrëfimi prekës i Jennifer Aniston: Burri më la sepse nuk i dhashë dot një fëmijë

Këngëtari Sherif Merdani u largua nga kjo jetë duke marrë me vete gëzimet dhe dhimbjet e jetës. Dhimbja më e madhe e këngëtarit ka qenë lëndimi i zemrës së nënës kur atë e burgosën. Kënga “Sinfonia e nënës” mbetet ndërsa tashmë ai do të banojë përjetësisht pranë saj në qiell.

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV