U bë i famshëm kur veshi fanellën e Messi-t me qese, djaloshi afgan: Më ndihmoni të largohem (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Murtaza Ahmadi, djaloshi afgan, i cili u bë i njohur për të gjithë në vitin 2016, kur imazhi i tij me fanellën e Leo Messi-t të bërë nga një qese plastike, tashmë dëshiron të largohet nga Afganistani, pasi thotë se jeton me frikë nga talebanët.

Murtaza është 10 vjeç dhe tashmë jeton në Kabul, pasi familja e tij u arratis pasi talebanët sulmuan fshatin e tyre. Megjithatë edhe në kryeqytet frika e madhe ekziston. Duke folur për agjencinë e lajmeve “Efe”, djaloshi 10-vjeçar u shpreh se nuk del nga shtëpia, pasi është i tmerruar nga talebanët.

“Unë jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal, sepse jam i tmerruar nga talebanët. Dua të largohem në një vend të sigurt larg Afganistanit. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë”, tha Murtaza.

Djaloshi dhe familja e tij i përkasin pakicës Hazara Shia, e cila po përndiqet nga talebanët dhe motra e tij 22-vjeçare, shpjegoi kërcënimet me të cilat po përballen.

“Çfarë do të ndodhë me ne?! Ne tashmë jemi nën kërcënim. Tashmë nuk kemi policë ose ushtarë që të na mbrojnë dhe sa herë që bie dera, Murtaza mendon se janë talebanët dhe vrapon drejt meje ose nënës sime për t’u fshehur”, tha Mahdia Ahmadi.

Fama e fotove virale të Murtaza bëri që ai të takonte idhullin e tij, Messi-n, por familja e tij shpjegoi se kjo i solli telashe kur u kthyen në Afganistan nga Katari pasi njerëzit menduan se u ishin dhënë para. Ata morën kërcënime dhe madje kishin frikë se djali do të rrëmbehej.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV