Uragani Ida në SHBA/ Shkon në 46 numri i viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në 46 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, për shkak të uraganit Ida që goditi qytetet në lindje të SHBA-së. Vetëm në Nju Xhersi raportohen 23 viktima

Guvernatori Phil Murphy tha se shumica e vdekjeve ishin njerëz të bllokuar në automjetet e tyre nga përmbytjet dhe u mbuluan nga uji. Zyrtarët thanë se shumë persona janë të pagjetur.

Dhjetëra persona kanë vdekur në gjashtë shtete lindore, Konektikat, Merilend, Nju Xhersi, Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia, pasi stuhia solli reshje të papara në disa zona.

Në mesin e viktimave është edhe një polic i cili iu përgjigj thirrjes për ndihmë të një personi të zhdukur.

Të enjten, shpërthimi i ujit vazhdoi në disa zona, dhe në Neë York City një grup i ri pune po shkonte për t’u siguruar që nuk kishte më shumë viktima në bodrume, ndërsa në jug të Nju Xhersit, banorët po pastronin vendin nga tornado që rrafshoi shtëpitë.

Në zonën e Filadelfias, disa rrugë u përmbytën, duke vonuar shërbimet hekurudhore dhe të autobusëve të qytetit, duke mbyllur ndërtesat, ndërsa liderët nxitën njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Në qytetin e Nju Jorkut, mbrëmjen e së mërkurës u shpëtuan 835 njerëz nga sistemi i metrosë, ndërsa udhëtarët e tjerë u bllokuan gjatë natës në stacionet e metrosë, disa flinin në stola me shërbimin e pezulluar dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të arritur në destinacionet e tyre.

 

Të fundit

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

Lajme të tjera

Web TV