Ofronin teste anti-Covid të palicensuar, në pranga 5 persona në Durrës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pesë persona janë arrestuar sot nga policia në Durrës, dhe një tjetër është shpallur në kërkim si rezultat i operacionit “Laboratori”.

Policia ka arrestuar Eva Harunin, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”, Elio Agolli, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”, Ervin Çela, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”, Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, Aida Pisli, 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Laboratori”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të mara në rrugë operative dhe elektronike, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.H 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

Lexo edhe :  COVID-19 në Shqipëri/ Shifrat mbeten sërish të larta, 982 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

A. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

A. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë “COVID-19”, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme


Të fundit

Ofronin teste anti-Covid të palicensuar, në pranga 5 persona në Durrës

Pesë persona janë arrestuar sot nga policia në Durrës, dhe një tjetër është shpallur në kërkim si rezultat i...

Divorci nga Brad Pit/ Angelina Jolie zbulon arsyen e ndarjes

“Është një çështje e të drejtave të njeriut”. Kështu e cilësoi Angelina Jolie divorcin e saj nga Brad Pitt gjatë një interviste të gjatë...

Kërcënoi se do ta vriste nëse nuk i jepte 10.000 euro, ekstradohet nga Italia 36-vjeçari nga Fieri

Mëngjesin e sotëm është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapja e tij u bë e mundur falë bashkëpunimit...

E tmerrshme/ Gruaja i aksidentoi makinën, 30-vjeçari hap zjarr me foshnjën në duar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ohajo, ku një burrë teksa mbante fëmijën e tij në krah, qëlloi me armë zjarri një grua. E...

Themeluesja e Pussycat Dolls, padit këngëtaren e famshme

Nicole Scherzinger është paditur nga themeluesja e Pussycat Dolls, Robin Antin, pas turneut të ribashkimit te grupit. Këngëtarja e cila u nda nga vajzat në...

Lajme të tjera

Web TV