14 vjet nga vdekja/ Luciano Pavaroti, tenori i adhuruar nga të gjithë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ai mbetet një prej emrave më të rëndësishëm në panteonin e vlerave të trashëgimisë botërore. Luciano Pavarotti humbi jetën fillimshtatorin e vitit 2007, duke lënë pas një zbrazëti të madhe.

Pavaroti lindi në Modena (Emilia-Romanja), Italinë e veriut, më 12 tetor 1935.
Pavaroti këndoi për herë të parë në botën e operas më 29 prill 1961, në rolin e Rodolfos në Bohema, në teatrin e operas të Regjo Emilias.
U kthye në tenorin më të famshëm italian në tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret.

Rreth orës pesë të mëngjesit të 6 shtatorit 2007, ka mbyllur sytë në shtëpinë e tij në Modena të Italisë, pas një beteje të gjatë me kancerin, legjenda e zërit operistik.
Këngëtari i famshëm megjithëse i ishte nënshtruar trajtimeve të specializuara, asnjë deklaratë nuk ishte bërë publike për gjendjen e tij shëndetësore, deri kur ai u nda nga jeta. Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij, Terri Robson, i cili u shpreh: Maestro luftoi për një kohë të gjatë kundër kancerit të pankreasit, që në fund i mori jetën.

I adhuruar për aftësinë e të bërit spektakël, Pavarotti ishte i adhuruar më së shumti për mrekullinë që ishte zëri i tij. Placido Domingo, partneri muzikor dhe miku i tij u shpreh pas lajmit të vdekjes së Pavarott-it: “E kam adhuruar gjithnjë madhështinë që Zoti i kishte dhuruar zërit të tij, atë timbër të veçantë e të pagabueshëm që kapte çdo notë që një tenor mund të kapë”.

Pavarotti u shfaq për herë të fundit në një skenë të madhe dimrin e vitit 2006, me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore të Torino, ku këndoi arien e famshme “Nessun dorma”, me turmën që i shërbeu si kor, dhe që në fund e duartrokiti fuqishëm.


Të fundit

Në fillim Gjermania, tani SHBA! Shqiptarët ende të pandërgjegjësuar për sigurimin e jetës dhe pronës

Valë të nxehti, temperatura rekord, përmbytje, zjarre. Të gjitha këto fenomene i kanë kushtuar botës shumë shtrenjtë. Në 50 vjet...

14 vjet nga vdekja/ Luciano Pavaroti, tenori i adhuruar nga të gjithë

Ai mbetet një prej emrave më të rëndësishëm në panteonin e vlerave të trashëgimisë botërore. Luciano Pavarotti humbi jetën fillimshtatorin e vitit 2007, duke...

“Infektime me variante të ndryshme të Covid”, Tritan Kalo: Kujdes me përdorimin e antibiotikëve

Shifrat e infektimit me covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Së fundmi një reagim i fortë ka ardhur nga mjeku, Tritan...

Sulejmani i Madhërishëm/ Si e pushtoi Evropën me ndihmën e shqiptarit Ibrahim

Sulejmani I ose Sulejman Kanuniu (ligjvënësi), u lind me 6 nëntor 1494 dhe vdiq me 6 shtator 1566. Ishte sulltani i dhjetë dhe me...

Si rritja shpirtërore ndjek rritjen tonë psikologjike?

Nga Brett Steenbarger, Profesor Klinik i Asociuar i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Universitetin Mjekësor SUNY Upstate në Sirakuzë, NY. Kur flasim për psikologjinë,...

Lajme të tjera

Web TV