6 persona të armatosur dhe me drita policie i grabisin makinën luksoze kosovarit në aksin Milot-Rrëshen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas nga Kosova ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 kur 27-vjeçari me banim në Korishë të Prizrenit ishte duke udhëtuar në këtë aks i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, kur në ndjekie të tij janë vënë makinat e grabitësve.

Kanë qenë të paktën 6 grabitës të armatosur me kallashnikovë, në dy makina të pajisura edhe me fenelina, apo drita si të policisë.

27-vjeçari nga Kosova ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe ka rritur shpejtësinë e makinës. Por një prej mjeteve të grabitësve e ka parakaluar dhe i ka bllokuar rrugën.

Nën kërcënimin e armëve, viktima nuk ka bërë rezistencë por i ka dorëzuar grabitësve makinën e tij, tip “Audi Q7” me targa “04-599 FO”.

Ai më pas e ka denoncuar grabitjen në policinë e Lezhës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Të fundit

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Lajme të tjera

Web TV