Broja bën historinë, Hungaria mposhtet në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria fiton 1-0 përballë Hungarisë, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme për eleminatoret e botërorit “Katar 2022”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Armando Broja në minutën e 86.

Erdhi nga stoli kur kishin mbetur vetëm 16 minuta lojë, por Armando Broja shënoi historinë për vendin tonë, duke shënuar golin e parë ndaj Hungarisë dhe njëkohësisht edhe të fitores. Në minutën e 86, Broja mori një inkursion personal dhe me një gjuajtje mjaft të fortë shënoi për ekipin tonë. Minutat e mbetura folën po për kombëtaren shqiptare që mund të kishte shënuar edhe golin e dytë, megjithatë Broja i dha tri pikët e arta duke na mbajtur ende në garë për një vend të dytë në grup. Me një skemë të njëjtë, por me aktorë ndryshe, të kushtëzuar nga mungesat dhe dëmtimet, Shqipëria bindi në 45 minutat e para. Kishte qartësi në fushën e lojës, dëshirë dhe në fazën mbrojtëse bëri kujdes. Për Nedim Bajrami ishte ndeshja e parë me kombëtaren tonë dhe nuk ka zhgënjyer aspak, duke i dhënë fantazi mesit të fushës dhe në shumë raste krijoi panik tek ekipi kundërshtar. Kombinon mjaft mirë me Uzunin dhe vetëm fati nuk i jep mundësinë që të shënojë që në debutim. Tashmë Bajrami i cili luan në Serinë A italiane me Empolin mund të konsiderohet një vlerë për ekipin tonë. Po ashtu në mesfushë Gjasula rikonfirmohet si një shkatërrues i domosdoshëm, ndërsa mbrojtja u tregua e kujdesshme dhe në ato pak raste të ekipit kundërshtar ishte në lartësinë e duhur. Takimi filloi me këmbënguljen e ekipit tonë që ishte me qëllimin e qartë për të arritur fitoren, por astet nuk u shfrytëzuan në mënyrën e duhur nga qendra e sulmit. Shqipëria krijoi disa aksione të mira gjatë pjesës së parë ndërsa flagrant ishte rasti i shpërdoruar nga Marash Kumbulla në minutën e 33-të ku i vetëm në shtyllën e dytë nuk arriti të shtynte topin në portën e boshatisur. Fraksioni i parë mbyllet në barazim pa gola ndërsa në pjesën e dytë kombëtarja jonë u afrua më shumë pranë portës duke fituar edhe dy goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë por nuk u shfrytëzuan në mënyrën e duhur. Goli do të vinte si rezultat një i thyerje të aksionit të kundërshtarëve në mesin e fushës nga Gjasula i cili pason gjatë për Brojën që edhe pse i mbuluar nga dy kundërshtarë arrin të lëshojë një gjuajtje të fortë e cila përfundon në cepin e portës së mbrojtur nga portieri hungarez.

Broja: A më vlerëson Reja? Nuk di çfarë të them

Lexo edhe :  Sara Gjordeni në pritje të ëmbël! Së shpejti ajo dhe Bardhi bëhen prindër

Armando Broja ka shënuar sot një gol historik për Shqipërisë, të parin që i dha fitoren e parë ndaj Hungarisë. Ai tregoi krenarinë e këtij momenti historik në fjalët për “SuperSport” pas sfidës.

“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë. Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur. Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin. A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”, deklaroi Broja.

Uzuni: “Duhet të aktivizohem më shumë”

Myrto Uzuni foli pas triumfit 1-0 që Kombëtarja arriti në shtëpi ndaj Hungarisë. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, futbollisti beratas u shpreh: “Ishte ndeshje shumë speciale, luaja me lojtarë që stërvitem çdo ditë. Ndihem krenar për këtë ngjyra, jam më gati se kurrë. Nuk ndryshoi asgjë, grindën e kishim nga minuta e parë në të fundit. Duhet të vazhdojmë së bashku kështu. Duhet të aktivizohem më shumë për trajnerin, jam në formën time më të mirë. Jam shumë i karikuar, kjo është forma më e mirë, pres të luaj akoma më shumë me Kombëtaren. Ndihem i lumtur, por dua të aktivizohem akoma më shumë”.

Bajrami: “Luajtëm shumë mirë të gjithë”

Nedim Bajrami bëri një debutim pozitiv me fanellën e Kombëtares. Mesfushori i cili aktivizohet me Empolin në Serinë A, foli pas triumfit 1-0 ndaj Hungarisë, teksa u shpreh: “Luajtëm shumë mirë të gjithë dhe jemi të lumtur që morën fitore. Është hera e dytë që jam këtu me ekipin dhe më kanë pritur mirë. Duhet të vazhdojmë kështu. Kam folur me trajnerin shumë, ndihem mirë në rolin tim në mesfushë. E dinim që duhet ta fitonim këtë ndeshje dhe jemi të lumtur edhe me tifozët dhe duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër. Nëse luaj shpresoj të shënoj në sfidën ndaj San Marinos. Ndihem mirë edhe pse kam marrë një goditje”.

Të fundit

Rrethohet Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin mollë dhe bojë në drejtim të godinës

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Para godinës shihet...

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Pazari i Ri sjell në datat 19-20-21 prill një përvojë unike, që vetëm Funky Days&Nights ofron. Plot tre ditë e net të ngrohta të...

SPAK i sekuestroi celularin/ Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme

SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve për pasurinë që po zhvillohen...

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në Itali. Ajo është ngjitur në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Lajme të tjera

Web TV