Iu gjet një kallashnikov dhe 1,430 fishekë në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Kuçovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kuçovës ka ushtruar kontrolle të shtuara për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri.

Si rezultat i kontrolleve, është arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri, si dhe janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. H, 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Ekzistojnë 4 lloje gjumashësh. Po ju çfarë tipi jeni?

Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm për personalitetin që keni, mund të jeni introvert ose ekstrovert. Ju madje mund të...

Nga e drejta e abortit për vajzat mbi 16 vjeçe, te surrogacia/ Zbardhet projektligji

Zbardhet projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues. Në këtë projektligj një vajzë mbi 16 vjeçe mund të vendosë vetë nëse do të abortojë apo...

Çfarë ndodhi mes çiftit? Kriset marrëdhënia e Romeos dhe Heidit

Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi, kanë debaruar me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit në ‘Big Brother Vip’. Konkurrentja ishte mërzitur me...

Procesi ndaj Salianjit në Gjykatën e Apelit/ Avokati kërkon shtyrjen e seancës, arsyeja

Gjyqi në Gjykatën e Apelit për deputetin demokrat Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’ është shtyrë sërish. Avokati i Salianjit, Ledio Braho ka bërë kërkesë...

Ironizon Agron Gjekmarkaj: Djalli ka dalë nga shishja, atë s’e kontrollon më as Rama

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj thotë se raporti i DASH për Shqipërinë është një diagnozë, ndërsa ilaçet dhe shërimin duhet ta bëjmë vetë. Në një reagim,...

Lajme të tjera

Web TV