Masat anti-COVID/ Kaos në Morinë, radhë kilometrike automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qindra shqiptarë të Kosovës janë duke pritur në Doganën e Morinës për të ardhur në Shqipëri. Në kufi janë krijuar radhë të mëdha mjetesh, duke qenë se sot , më 6 shtator, në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid për pikat e kalimit kufitar.

Qindra mjete private dhe dhjetëra autobusë me të moshuar që janë nisur nga Kosova për në llixhat e Elbasanit presin në kufirin me Shqipërinë, aq sa në territorin kosovar radha është bërë kilometrike.

Masat e reja anti-Covid në Shqipëri, 6 shtator

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

– Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.


Të fundit

Masat anti-COVID/ Kaos në Morinë, radhë kilometrike automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë

Qindra shqiptarë të Kosovës janë duke pritur në Doganën e Morinës për të ardhur në Shqipëri. Në kufi janë...

Çfarë lloj testi duhet të bëni për COVID-19?

Për një moment të shkurtër këtë verë – kur rastet e koronavirusit dhe shtrimet në spitale ranë në të gjithë SHBA – testimi i...

Rama poston videon nga Kopshti Zoologjik: Hap portat për të pritur fëmijët këto Krishtlindje

Brenda këtij viti, fëmijët në Tiranë do të kenë mundësi të argëtohen dhe të mësojnë më shumë për kafshët në Koopshtin Zoologjik. Kryeministri Edi...

“Autoantitrupat” përkeqësojnë sëmundjen Covid-19

Universiteti i Brescia në bashkëpunim me Asst Spedali Civili kanë bërë të mundur identifikimin e një prej mekanizmave themelorë që qëndrojnë në rastet më...

Paulin Preka, finesa e humorit largohet për në Panteon

Nga Leonard Veizi Emblematik në role të papërsëritshme, Paulin Preka nuk ishte vetëm një aktor i estradës së Shkodrës por dhe i teatrit dramatik. Ai iku...

Lajme të tjera

Web TV