Në fillim Gjermania, tani SHBA! Shqiptarët ende të pandërgjegjësuar për sigurimin e jetës dhe pronës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Valë të nxehti, temperatura rekord, përmbytje, zjarre. Të gjitha këto fenomene i kanë kushtuar botës shumë shtrenjtë.
Në 50 vjet 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga fatkeqësitë natyrore të nxitura nga ndryshimet klimatike, sipas OKB-së.
Më shumë se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.
Numri i këtyre fenomeneve natyrore është rritur me pesë herë gjatë një gjysmë shekulli duke i kushtuar botës humbje në vlerë 3.64 trilionë dollarë.

Dhe paralajmërimi i para disa javëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që erdhi pak ditë pas përmbytjeve tragjike në Gjermani dhe shtete të tjera Europiane po vërtetohet këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku deri tani raportohet për 46 viktima si pasojë e përmbytjeve, për shkak të uraganit Ida që goditi qytetet në Lindje të SHBA-së.
Shumica e vdekjeve ishin njerëz të bllokuar në automjetet e tyre nga përmbytjet dhe u mbuluan nga uji. Ndërsa shumë persona raportohen të zhdukur.

Dhjetëra persona humbën jetën në gjashtë shtete lindore, Connecticut, Maryland, New Jersey, New York, Pennsylvania dhe Virginia, pasi stuhia solli reshje të papara në disa zona.
Të enjten, shpërthimi i ujit vazhdoi në disa zona, dhe në New York City një grup i ri pune po shkonte për t’u siguruar që nuk kishte më shumë viktima në bodrume, ndërsa në jug të New Jerseyt, banorët po pastronin vendin nga tornado që rrafshoi shtëpitë.

Në qytetin e New Yorkut, mbrëmjen e së mërkurës u shpëtuan 835 njerëz nga sistemi i metrosë, ndërsa udhëtarët e tjerë u bllokuan gjatë natës në stacionet e metrosë, disa flinin në stola me shërbimin e pezulluar dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të arritur në destinacionet e tyre.

SHQIPËRIA, SHTETI MË I RREZIKUAR NGA KATASTROFAT NË EUROPË
Por kujdes duhet të tregojë edhe vendi ynë Shqipëria, i cili, sipas raporteve më të fundit është konsideruar si shteti më i rrezikuar nga katastrofat në Europë.
Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2.
Raporti po ashtu tregon se nga viti 1995, një mesatare prej 30,000 personash prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.
SHQIPTARËT, NIVELIN MË TË ULËT TË SIGURIMEVE PËR FRYMË
Por pavarësisht paralajmërimeve dhe asaj çfarë po ndodh në Europë dhe botë, shqiptarët vijojnë të kenë nivelin më të ulët të sigurimeve për frymë në rajon dhe kontinent.
Kompanitë e sigurimeve bëjnë apel për rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve që të sigurojnë pronat apo investimet e tyre sepse më shumë se gjysma e shqiptarëve janë prekur nga katastrofat natyrore në 20 vitet e fundit dhe dëmet përllogariten më shumë se 100 milionë euro në vit.
Tani që e dimë se çfarë nuk është në dorën tonë, Të paktën le të bëjmë atë që është në dorën tonë! TË SIGUROHEMI!
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mund të jetë partneri juaj për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:

Lexo edhe :  Shuhet Mjeshtri i Madh i humorit shkodran, Paulin Preka

Zgjidh sigurimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral:

Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë

Zgjidh sigurimin e shtëpisë:

Sigurimi i Shtëpisë

Zgjidh sigurimin e pronës private:

Sigurimi i pronës dhe biznesit

Zgjidh sigurimin nga ndërprerja e biznesit:

Sigurimi i pronës dhe biznesit

Zgjidh sigurimin KASKO për makinën tuaj:

Sigurimi KASKO

Nëse dëshironi të siguroheni ka vetëm një emër! SIGAL UNIQA Group AUSTRIA


Të fundit

Në fillim Gjermania, tani SHBA! Shqiptarët ende të pandërgjegjësuar për sigurimin e jetës dhe pronës

Valë të nxehti, temperatura rekord, përmbytje, zjarre. Të gjitha këto fenomene i kanë kushtuar botës shumë shtrenjtë. Në 50 vjet...

“Infektime me variante të ndryshme të Covid”, Tritan Kalo: Kujdes me përdorimin e antibiotikëve

Shifrat e infektimit me covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Së fundmi një reagim i fortë ka ardhur nga mjeku, Tritan...

Sulejmani i Madhërishëm/ Si e pushtoi Evropën me ndihmën e shqiptarit Ibrahim

Sulejmani I ose Sulejman Kanuniu (ligjvënësi), u lind me 6 nëntor 1494 dhe vdiq me 6 shtator 1566. Ishte sulltani i dhjetë dhe me...

Si rritja shpirtërore ndjek rritjen tonë psikologjike?

Nga Brett Steenbarger, Profesor Klinik i Asociuar i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Universitetin Mjekësor SUNY Upstate në Sirakuzë, NY. Kur flasim për psikologjinë,...

Masat anti-COVID/ Kaos në Morinë, radhë kilometrike automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë

Qindra shqiptarë të Kosovës janë duke pritur në Doganën e Morinës për të ardhur në Shqipëri. Në kufi janë krijuar radhë të mëdha mjetesh,...

Lajme të tjera

Web TV