Sa ndikon mosha jonë në jetën dashurore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i Institutit Kinsey tregoi se mosha mund të shërbejë si një tregues i frekuencës mesatare të marrëdhënieve tona seksuale.

Kjo shkon nga një herë në javë në një herë në muaj.

Çfarë zbuluan studiuesit e Institutit Kinsey

Njerëzit midis moshës 18 dhe 29 vjeç bëjnë më shumë seks, mesatarisht 112 herë në vit, ose rreth dy herë në javë.

Njerëzit e moshës 30-39 vjeç e bëjnë atë 1 herë në javë.

Ata që janë 40-49 vjeç arrijnë të bëjnë seks vetëm deri 1 herë në muaj.

Rënia e shpeshtësisë përkon me rritjen e moshës.

Detyrimet familjare, presionet dhe telashet e përditshme bëhen gjithnjë e më të rënda për trupin dhe mendjen.

Studimi zbuloi se ndryshimet natyrore që ndodhin ndërsa plakemi, ndikojnë në përvojën e përgjithshme të dashurisë.

“Në thelb, ajo që kanë treguar këto studime është se ndërsa plakemi, shanset tona për të zhvilluar gjendje kronike të shëndetit rriten. “Kjo, nga ana tjetër, ndikon negativisht në frekuencën dhe cilësinë e aktivitetit seksual”, citon noa.al, Dr. Justin Lehmiller nga Instituti Kinsey.

Martesa luan një rol kryesor

34% e çifteve të martuara e bëjnë mesatarisht nga një herë në javë në një herë në muaj.

Dhe 13% e bëjnë atë vetëm disa herë në vit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se çiftet e martuara dhe ata në lidhje të qëndrueshme janë më të lumtur sa më shumë të kenë marrëdhënie.

Por ky përfitim u ul pas një niveli të marrëdhënieve seksuale.

Lumturia e të anketuarve në hulumtim u rrit me marrëdhëniet seksuale më të shpeshta. Kjo frekuencë mund të jetë jo më shumë se një herë në muaj. Ata që e bënë atë më shpesh, nuk raportuan se ishin më të lumtur se ata që e bënin një herë në muaj.

Lexo edhe :  Parashikimi i horoskopit 5 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Edhe pse çiftet mund të fillojnë të bëjnë më pak seks ndërsa plaken, gratë raportojnë se jeta e tyre seksuale përmirësohet.

Një studim tjetër tregoi se kjo lidhet me faktin se gratë, ndërsa plaken, ndihen më komode me trupin e tyre. Kjo i bën ato të shprehen seksualisht më sinqerisht dhe të komunikojnë nevojat e tyre për jetën intime.

Kjo do të thotë se gratë përqendrohen më pak në frekuencën e seksit dhe më shumë në aspektet e tij emocionale dhe personale, ose edhe në zbatimin e fantazive të tyre seksuale.

Të fundit

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në...

Pesë vendet ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Nuk shkojmë askund pa të madje as kur...

“Sy më sy dhe xhep me xhep”/ Pankartat në tubimin e opozitës (Foto)

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestues të shumët nga i gjithë...

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me mistere dhe tradita të ndryshme....

Protesta e Partisë Demokratike, ja sa efektivë do të jenë në terren

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me situatën e sigurisë sa i përket protestës së Partisë Demokratike. Mësohet se në terren për këtë...

Lajme të tjera

Web TV