Sulejmani i Madhërishëm/ Si e pushtoi Evropën me ndihmën e shqiptarit Ibrahim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulejmani I ose Sulejman Kanuniu (ligjvënësi), u lind me 6 nëntor 1494 dhe vdiq me 6 shtator 1566. Ishte sulltani i dhjetë dhe me mbretërimin më të gjatë në Perandorinë Osmane, nga viti 1520-1566. Në perëndim njihej si Sulejmani i Madhërishëm. Ishte biri i Sulltan Selimit I dhe i Ayse Hafsa Sulltan e cila me pas mori titullin “valide sultan” apo nëna sulltanesh.

Trashëgimtari i fronit
Pas vdekjes së të atit më 21 shtator 1520 u thirr nga veziri i lartë që të trashëgonte fronin si pasardhësi i vetëm i mbetur nga katër pasardhës sa ishin gjithsej. Ai ishte i dhjeti sulltan me radhë dhe njëherësh edhe sulltani me sundimin më të gjatë në historinë e Perandorisë Osmane, gjegjësisht nga viti 1520 deri në vdekjen e tij në vitin 1566. Sylejmani u bë një monark i shquar i shekullit të 16-të, duke udhëhequr perandorinë në kulmin e fuqisë ushtarake, politike dhe ekonomike të saj. Sulejmani personalisht udhëhoqi ushtrinë osmane drejt pushtimit te fortesave te shumta të krishtera si: të Beogradit, Rodosit, dhe pjesën më të madhe të Hungarisë. Pas gjithë këtyre triumfeve ai dështoi ta pushtonte Vjenën në vitin 1529. Fitoreve të tij ju shtuan edhe sukseset e tij ushtarake në lindje pasi në at kohë Perandoria Osmane kishte aneksuar pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme duke rënë keshtu në konflikt me Safevitët. Ndërsa ne Afrikë tashmë veç kishte pushtuar pjesë të mëdha si Algjerinë e e Egjiptin. Flota osmane kishte dominuar për shumë vite në detin Mesdhe te Kuq dhe Gjirin persik. Në krye të një perandorie të zgjeruar, Sulejmani personalisht kishte kërkuar ndryshime të mëdha legjislative që lidhen me arsimin, tatimet dhe ligjin penal. Ligjet e vendosura ne kohën e sundimit të tij gjetën përdorim edhe shumë shekuj pas vdekjes së tij. Ai nuk ishte vetëm një poet i shquar por edhe një argjendar i zoti. Ai ishte gjithashtu mbrojtës i madh i kulturës, artit dhe zhvillimit të arkitekturës. Sulejmani ishte shumë i arsimuar për vet faktin se zotëronte pesë gjuhë. Një tragjedi e cila ndodhi në këtë periudhë te sundimit ishte edhe ekzekutimi i vezirit të lartë Ibrahim Pasha i cili luajti rol te rëndësishëm në politikat udhëheqëse të perandorisë ai përndryshe u njoftua me Sulejmanin qysh ne kohën kur ai ishte vetëm nje pasardhës dhe guvernator i Saruhanit dhe për këtë arsye ai ndryshe njihej edhe si shoku i jetës së Sulejmanit, poashtu thuhet se Ibrahimi ishte shumë inteligjent fakt ky që e bëri shumë arrogant dhe që më vonë u bë edhe një ndër arsyet kryesore të ekzekutimit të tij. Selim II trashëgoi fronin e Sulejmanit pas vdekjes së tij në vitin 1566, pas 46 vjet sundimi.

Reformat administrative
Ndërkohë Sulltan Sulejmani i cili njihej si i madhërishmi në perëndim për shkak të pushtimeve të tij, në Lindje njihej si Sulejman ligjvënësi përshkak të shumë ligjeve të krijuara gjatë sundimit të tij. Siç vuri në dukje edhe historiani Lord Kinross, ai nuk ishte vetëm një luftëtar i madh, një njeri i shpatës, siç ishin para tij babai i tij dhe gjyshi por ai ishte edhe një njeri mirë i arsimuar e i edukuar. Ai ishte një ligjvënës i madh, e u dallua në sytë e popullit të tij, si një sovran shpirtmadh e i drejtë. Ligji parësor i perandorisë ishte sheriati, apo ndryshe i njohur si ligji hyjnor i Islamit, Sulltani nuk kishte fuqinë për ta ndryshuar atë, por legjislacionet e tjera të njohura si Kanuni (Rregullat) vareshin vetëm nga vullneti i Sulltanit, këto rregulla mbulonin qështje si ligji penal, zotërimi i tokës dhe tatimet. Duke eliminuar ligje e tekste kontradiktore, ai lëshoi një kod të vetëm ligjor, duke qenë i kujdesshëm për të mos shkelur ligjin e sheriatit këtu rol të rëndësishëm pati edhe myftiu i quajtur Ebu Suud efendi. Në çastin kur ligjet morën formën përfundimtare ato u emëruan si “Kanuni Osman” rregulla kto te cilat ndikuan pozitivisht në zhvillimin e perandorisë dhe te cilat gjetën përdorim edhe tre shekuj pas vdekjes së Sulejmanit. Sulejmani dha konsideratë të veçantë edhe për gjendjen e robërve, të krishterëve e të hebrenjëve të cilët punonin sipas ligjeve te vjetruara osmane. Kanuni i ri atyre iu mundësonte që te migronin e të punonin në toka turke me taksa shumë më të vogla se sa që ishin më parë. Sulltani gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të hebrenjëve të ardhur në perandori për shumë vite me radhë. Për më tepër Sylejmani futi legjislacion të ri penal që ulnin gjobat me vdekje apo gjymtim dënim ky që ishte shumë i shpesht nga gjykatësit. Arsimi ishte një tjetër fushë e rëndësishme për sulltanin. Shkollat e lidhura me xhamitë që financoheshin nga institucionet fetare, iu garantonin shkollim falas të gjithë fëmijëve myslimanë. Në Stamboll veçse ishte rritur numri i shkollave fillore që i mësonin djemtë të lexonin e të shkruanin dhe poashtu edhe parimet themelore të islamit. Të rinjtë që dëshironin arsimimin e mëtejshëm mund të vazhdonin shkollimin e tyre në një prej tetë medreseve (shkollave) të cilat përfshinin studime nga gramatika, metafizika, filozofia e astronomia. Ndërsa medreset e larta u mundësonin arsimim të nivelit universitar ku të diplomuarit e këtyre shkollave bëheshin imam ose mësues.

Pushtimet në Evropë
Kur Sulejmani arriti në Stamboll menjëherë filloi me një seri të operacioneve ushtarake së pari duke shtypur një rebelim nga guvernatori osman i Damaskut në 1521. Sylejmani shpejt bëri përgatitjet për pushtimin e Beogradit nga ana e mbretërisë së Hungarisë qytet të cilin më parë kishte dështuar ta pushtone stërgjyshi i Sulejmanit, Mehmeti i II-të. Pas nënshtrimit të bullgarëve, shqiptarëve, bizantëve e serbëve ishte e qart se vetëm Hungaria mund ti shfaqte pengesa osmanëve drejt Evropës perëndimore. Kështu Sulejmani rrethoi Beogradin duke vendosur ushtarët e tij rreth kalas, përndryshe ushtarët e tij dhe armatimet e tjera ishin dërguar për në Beograd përmes lumit Danub. Beogradi, me vetëm 700 burra rojtar dhe pa ndihmë nga Hungaria, ra në gusht te vitit 1521. Rënia e Beogradit mbolli frikë në të gjithë Evropën pasi ky pushtim ishte thjesht hapi i parë i shume aksioneve te tjera ushtarake të cilat do ti sillnin fundin Hungarisë dhe mbretit Luis. Me pushtimin e pjesës më të madhe të Hungarisë frika e shteteve fqinje të saj ishte shumë e madhe për faktin se edhe ato mund të përjetoni të njëjtin fat. Rruga për në Hungari dhe Austri ishte e hapur, por Sylejmani kishte kthyer vëmendjen e tij në Mesdheun Lindor, përkatësisht në ishullin e Rodosit, baza e kalorësit të Shën Gjonit. Në verën e vitit 1522 , duke përfituar nga flota e madhe që kishte trashëguar nga babai i tij, Sylejmani dërgoi një armat me rreth 400 anije në Rodos, dhe çoi personalisht një ushtri prej 100.000 njerëzve përmes Azisë së Vogël në një pikë përballë ishullit. Këtu Sylejmani kishte ndërtuar një fortesë të madhe (Kalaja Marmaris) , e cila shërbente si bazë e flotës osmane. Pas Rrethimit pesë mujor të Rodosit (1522) me shumë mundim Rodosi u pushtua dhe Sulejmani i lejon kalorësit e Rodosit të largohen të lirë nga ishulli (Kalorësit e Rodosit përfundimisht u larguan për të krijuar bazën e re në Maltë). Ndërsa marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Perandorisë Osmane u përkeqësuan, Sylejmani rifilloi fushatën e tij në Evropën Lindore dhe më 29 gusht 1526 ai mundi Luis e II-të të Hungarisë (1506-1526) në Betejën e Mohaqit. Pas kësaj, rezistenca hungareze ra dhe Perandoria Osmane u bë fuqia dominuese në Evropën Lindore. Ndërsa Sylejmani ishte duke luftuar në Hungari fiset turkmene në Azinë e Vogël u rebeluan nën udhëheqjen e Kallender Qelebiun. Disa hungarez më pas e nominuan Ferdinand I për mbret të Hungarisë i cili ishte mbret i Austrisë poashtu, mirëpo hapsburgët nominuan Çarles V vëllaun e Ferdinandit. Në anën tjetër osmanët ishin këmbëngulës që John Zapolja të bëhej mbret i ri i Hungarisë. Duke parë këtë gjendje hapsburgët pushtojnë Budën dhe marrin kontrollin e Hungarisë. Sipasoj e kësaj gjendjeje të krijuar më 1529 Sulejmani marshon drejt Hungarisë dhe pushton Budën duke i vendosur më pas 16,000 burra në garnizonin mbrojtës. Pas kësaj Sylejmani dështoi ta pushtonte edhe Vienën më 1532 mirëpo ia arriti ta merrte qytetin e Gynsit. Duke u përballur me mot të ftohtë e me kushte të vështira Sulejmani dhe ushtria e tij tërhiqen në dimrin e vitit 1532. Më 1541 hapsburgët ranë përsëri në konflikt me osmanët kur ata tentuan ta pushtonin Budën, mirëpo Sulejmani veç sa pushtoi edhe më shumë qytete hapsburge dhe duke parë këtë gjendje Çarles V u detyrua ta nënshkruante një marrëveshje paqeje me osmanët. Sipas kësaj marrëveshjeje hapsburgët detyroheshin ti paguanin osmanëve haraç vjetor dhe ta pranonin sundimin osman në Hungari.

Lexo edhe :  Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Ibrahim Pashë Pargaliu
Ibrahim Pashë Pargaliu ishte një shok i ngushtë i Sylejmanit që nga vegjëlia e tyre. Ibrahim ishte me prejardhje arvanitase nga Parga e Epirit, i cili është sjellur në pallatin Topkapi me anë te sistemin devshirme. Në fillim Sylejmani e emëroi atë si përgjegjës së dhomës mbretërore gjer në vitin 1523 kur Ibrahimi u emërua si vezir i lartë dhe si komandant suprem i ushtrisë. Poashtu ai u emërua edhe si bejlerbej i Rumelisë duke i dhënë kështu atij pushtet edhe në Evropë. Duke u bërë si figurë e rëndësishme përgjatë 13 viteve si vezir ai krijoi edhe armiq të cilët punonin kundër tij. Shkuhet se gjatë luftës me safevidët, Ibrahimi shpalli vetën “serasqer sulltan” pas pushtimit të Tebrizit nga ana e tij, mirëpo ky veprim ishte parë si ofendim për sulltanin. Kjo edhe shumë ngjarje të tjera ia prishën besimin Sulejmanit karshi Ibrahimit dhe më 15 mars 1536 me urdhër të sulltanit Ibrahimi u ekzekutua.

Trashëgimi i fronit (1559-1566)
Pas vdekjes se princit Mehmet, te Musafasë e vdekjes së Xhihangirit Sulejmanit më 1559 kur ai ishte 65 vjeç i kishin mbetur vetëm dy djem Selimi dhe Bajazidi të cilët në fillim udhëheqnin, Manisën-Selimi dhe Kutahjan-Bajazidi, mirëpo në vitin 1559 duke parë rivalitetin mes tyre, Sylejmani vendos që ta emëroi Selimin si guvernator në Konia e Bajezidin në Amasia duke u munduar kështu që ti largonte nga njëri tjetri. Mirëpo duke u nisur nga fakti se Amasja ishte më larg Stambollit, Bajazidi nuk e pranon këtë emrim dhe vendos të rebelohet. Kështu ai përballet në betejën e Konjas më 1559 kundër Selimit i cili gëzonte mbështetjen ushtarake të Sylejmanit. Por pasi humbi betejën Bajazidi morri arratinë për në Persi ku u pranua nga Shah Tahmaspi. Mê 25 shtator 1561, bashkë me katër djemtë e tij Bajazidi ekzekutohet nga Shah Tahmaspi.

Të fundit

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

Lajme të tjera

Web TV