Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës me bashkëpunëtorin në Pogradec

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dy raste të transportimit të emigrantë të paligjshëm janë goditur në Korçë. Në pranga ka përfunduar një punonjës i Gardës së Republikës, Dritan Kurra nga Tirana dhe bashkëpunëtori i tij nga Durrësi, Artur Markogjika.

Ata u kapën në aksin Pogradec-Prrenjas teksa transportonin 5 emigrantë të paligjshëm.

Po ashtu 40 emigrantë të tjerë të paligjshëm u kapën në aksin Korçë-Ersekë, por shoferi 35-vjeçar, A.C, që drejtonte autobusin nuk iu bind urdhërit të Policisë dhe u largua. Ai është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Goditen 2 raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia Korçë në bashkëpunim me SHÇBA, arrestojnë në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, të cilët u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Shpallet në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, i cili transportonte 40 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës i Gardës së Republikës) dhe A. M., 59 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip “Chevrolet”, me drejtues shtetasin D. K. dhe pasagjer shtetasin A. M., me të cilin këta shtetas po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Lexo edhe :  Në fillim Gjermania, tani SHBA! Shqiptarët ende të pandërgjegjësuar për sigurimin e jetës dhe pronës

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Korçë-Ersekë, u konstatua mjeti tip furgon i markës “Iveco”, drejtuesit së të cilit, punonjësit e policisë i bënë me shenjë të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre duke u larguar me shpejtësi e braktisur mjetin në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 40 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. C., 35 vjeç, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës me bashkëpunëtorin në Pogradec

Dy raste të transportimit të emigrantë të paligjshëm janë goditur në Korçë. Në pranga ka përfunduar një punonjës i...

Në fillim Gjermania, tani SHBA! Shqiptarët ende të pandërgjegjësuar për sigurimin e jetës dhe pronës

Valë të nxehti, temperatura rekord, përmbytje, zjarre. Të gjitha këto fenomene i kanë kushtuar botës shumë shtrenjtë. Në 50 vjet 2 milionë njerëz kanë humbur...

14 vjet nga vdekja/ Luciano Pavaroti, tenori i adhuruar nga të gjithë

Ai mbetet një prej emrave më të rëndësishëm në panteonin e vlerave të trashëgimisë botërore. Luciano Pavarotti humbi jetën fillimshtatorin e vitit 2007, duke...

“Infektime me variante të ndryshme të Covid”, Tritan Kalo: Kujdes me përdorimin e antibiotikëve

Shifrat e infektimit me covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Së fundmi një reagim i fortë ka ardhur nga mjeku, Tritan...

Sulejmani i Madhërishëm/ Si e pushtoi Evropën me ndihmën e shqiptarit Ibrahim

Sulejmani I ose Sulejman Kanuniu (ligjvënësi), u lind me 6 nëntor 1494 dhe vdiq me 6 shtator 1566. Ishte sulltani i dhjetë dhe me...

Lajme të tjera

Web TV