E rëndë/ Adoleshentja britanike përdhunohet në det para mijëra njerëzve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 15-vjeçare britanike është përdhunuar në det, para mijëra njerëzve. Ajo e ka përshkruar këtë, si sprovë të tmerrshme dhe që ka lënë shenja te ajo. Viktima, ka deklaruar se ka qenë duke luajtur në ujë me miqtë, kur një i ri e mori në thellësi të detit dhe e përdhunoi.

Ajo tha se pavarësisht se kishte turma njerëzish në det në atë kohë, ajo ishte e pafuqishme për të vepruar ndërsa i riu e përdhunoi nën ujë. Viktima e traumatizuar tha se ajo i shpëtoi sulmuesit të saj, një burrë aziatik, kur një nga miqtë e tij iu afrua atyre.

Policia është ende në kërkim të këtij autori dhe kërkon ndihmë nga dëshmitarët që ishin në Bournemouth, Angli ditën kur ndodhi ngjarja. Në një deklaratë viktima tha se ajo kishte vizituar plazhin me miqtë në atë që ishte dita më e nxehtë e vitit. Ajo tha:

“Ne e kaluam ditën duke u qetësuar dhe duke bërë banjë dielli. Ishte rreth orës 4 pasdite kur hymë në ujë me miqtë e mi dhe nisëm të luanim me një top. Por papritur topi iku te një djalë dhe e pyeta “a mund të ma kthesh topin” dhe ai më tha jo. Unë iu afrova dhe e pyeta përsëri ai ma dha mua dhe unë ia hodha mikut tim. Ai filloi të më fliste dhe të më prekte në krah në të njëjtën kohë një burrë tjetër po shqetësonte mikun tim dhe ai doli nga deti. Unë isha vetëm tani dhe ai filloi të më shtynte në ujë të thellë dhe unë nuk mund t’i ndjeja këmbët e mia në fund të detit. Atëherë ai filloi të më prekte. Askush nuk mund të shihte se çfarë po ndodhte dhe ai më përdhunoi”


Të fundit

E rëndë/ Adoleshentja britanike përdhunohet në det para mijëra njerëzve

Një 15-vjeçare britanike është përdhunuar në det, para mijëra njerëzve. Ajo e ka përshkruar këtë, si sprovë të tmerrshme...

Kanosi me armë të dashurën e mitur sepse doli me shoqërinë, në pranga 21-vjeçari (Emri)

Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur me armë të dashurën e tij 15-vjeçare dhe shoqen e saj 20-vjeçare, pasi kishin dalë në shoqërinë...

Shqiptari futet në komisariatin në Firenze, nxjerr thikën dhe bërtet: Më prangosni!

Një rast shumë i çuditshëm ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali dhe protagonist është bërë një shqiptar. 35-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet...

Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, 1 vit burg për këngëtarin nga Kosova

Gjykata e Gjilanit ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor...

Vodhi 40 krerë bagëti në Greqi dhe i solli në Shqipëri, në pranga çobani

Një 44-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e 40 krerë bagëti në Greqi dhe i kishte kontrabanduar në Shqipëri. 44-vjeçari I. B., banues në Korçë,...

Lajme të tjera

Web TV