COVID-19/ Varianti “Mu”, mund të jetë rezistent ndaj vaksinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mutacioni “Mu” thuhet nga ekspertët e shëndetësisë se është rezistent ndaj vaksinës. Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë konfirmohet se “Mutacioni Mu” i koronavirusit apo B1.621 duket se është më rezistent ndaj antitrupave, por ndonëse është shfaqur në 39 shtete, nuk duket të ketë transmetueshmëri të lartë.

Kur ende varianti “Delta” mbetet shumë shqetësues në botë por edhe në vendin tonë, tashmë ka dalë një variant i ri i njohur nga OBSH, ai “Mu”. Mutacion i koronavirusit është shfaqur në 39 vende të botës, madje edhe në Greqinë fqinje, për të cilin ka të dhëna paraprake se e anashkalon edhe vaksinën, çka do të thotë që mund të jetë edhe më i fortë se “Delta”. Megjithatë, shkencëtarët janë duke e studiuar dhe OBSH e ka vlerësuar si një mutacion të rëndësishëm, i cili duhet hetuar. “Është akoma herët për të thënë se çfarë efektiviteti ka ky mutacion ndaj vaksinës. Është herët për të thënë se nëse ky mutacion devijon nga trajtimi apo si variant mbizotërues për të dhënë rrezikshmëri në klinkë”, është shprehur Eugena Tonini, zëvendëse ministre e Shëndetësisë. Mutacionet e Covid 19 ndodhin te proteina e saj dhe nëse kjo proteinë ndryshon shumë, atëherë ekziston mundësia që te vaksinat të funksionojë pak, sipas ekspertëve. Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se Mutacioni Mu i koronaviursit apo B1.621 duket se është më rezistent ndaj antitrupave, por ndonëse është shfaqur në 39 shtete, nuk duket të ketë transmetueshmëri të lartë sikundër po ndodh me Deltën, që po sundon në mbarë botën. Në Shqipëri ende nuk kanë zbuluar persona një mbartin këtë mutacion, ndërsa Greqia është shumë afër dhe kontaktet më shqiptarët janë të shpeshtë. Ndaj nuk do të vonojë që në Shqipëri të mbërrijë mutacioni më i fundit.

Lexo edhe :  Chiara Ferragni rikthehet dhe gjithë sytë ishin te fustani i saj “hakmarrës"

OBSH për “Mu”

Agjencia globale e shëndetit njoftoi se Mu, i njohur gjithashtu me emërtimin e tij shkencor B.1.621, është zbuluar në Amerikën e Jugut dhe Evropë që kur u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar. OBSH-ja tha se varianti Mu ka disa karakteristika që e bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave, por tha se duheshin kryer më shumë studime për të kuptuar plotësisht se si funksionon ky variant. Varianti Mu është i pesti i caktuar nga OBSH-ja si një variant shqetësues. Katër variante të tjera janë përcaktuar si “variante shqetësuese”, përfshirë alfa, i cili është zbuluar në 193 vende, dhe delta më ngjitës, i cili është i pranishëm në 170 vende dhe është shkaktar i rritjes aktuale të infeksioneve të reja në të gjithë botën. Shkencëtarët në Afrikën e Jugut njoftuan në fillim të këtij muaji kanë zbuluar një variant të ri COVID-19 me emërtimin C.1.2. Varianti është përhapur në të gjithë Afrikën, Azinë, Evropën dhe rajonin jugor të Paqësorit në Oqeani që kur u pa për herë të parë në Afrikën e Jugut në muajin maj.

Të fundit

Sipas stinës, këto janë lista e ushqimeve që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve...

Cili nga qytetet e Shqipërisë do të ketë rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040-n

Deri në vitin 2040, Durrësi do të jetë qyteti me rritjen më të madhe të valës së të nxehtit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Është...

Operacionet e Policisë, reagon Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me operacionet e fundit të policisë së shtetit, ku janë arrestuar...

Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!

Nga Frrok Çupi Në një kat të ulët nuk ka asnjë shans që të zihet Ilir Meta. Vetë la për të nënkuptuar se vilën e...

Shëndeti riprodhues/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar  pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në moshën 53 vjeçe. Qeveria ka hedhur...

Lajme të tjera

Web TV