Leonard Karaj: Rama bëri qeveri pa personalitete dhe me puthadorës, Balla viktimë e suksesit të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U formua qeveria e re “Rama 3” me konfirmimin e disa ministrave të kabineteve të mëparshme dhe me katër ministra të rinj. Si i vlerësoni zgjedhjen e Ramës?

Përderisa fitoi zgjedhjet, teorikisht Rama është i pakritikueshëm në përzgjedhjen e ministrave. Ai dhe cilido kryeministër tjetër, në referencë të këtij Kodi Zgjedhor që neve kemi, ka të gjithë të drejtën për të emëruar ekipin që ai dëshiron që të qeverisë, pavarësisht nëse këta janë rishtarë apo “plakushë”, politikanë, apo amatorë, sahanlëpirësa apo njerëz me integritet. Gjithsesi, unë personalisht këtë herë prisja një revolucion të vogël, kjo jo vetëm për faktin se për herë të parë kemi një forcë politike që merr një mandat të tretë qeverisës, por edhe për shkak të disa skandaleve (ca të publikuara dhe ca jo), që kanë pasur një pjesë e mirë e ministrave të “Rama 1” dhe “Rama 2”. Unë prisja që znj.Manastirliu dhe znj.Balluku të mos ishin më pjesë e kabinetit për shkak të gjendjes skandaloze që vijon ende të ketë shëndetësia shqiptare dhe natyrisht për faktin se Ministria e Trasporteve ka qenë një nga më të shenjëstruarata për tenderimet skadaloze gjatë “Rama 2”. Dhe ca më pak, nuk prisja të shihja ende në kabinetin qeveritar personazhe si Arben Ahmetaj, Blendi Çuçi, i cili e la në duart e zv/minstrave Ministrinë e Brendshme, vetëm e vetëm që të mos humbiste mandatin e deputetit në Gjirokatsër. Pra për Çuçin më me rëndësi ishte deputetllëku sesa rendi publik, gjithnjë e në rënie. Apo më keq akoma, “Z.Dosja 184”, Ulsi Manja. Si mund të gradohet ministër një person i përfolur në një dosje për ndikim në rezultat zgjedhor(?!). Për të mos vazhuar më pas me ca rikthime pa sens dhe me disa të reja pa pikë personaliteti, të cilat në korridoret e PS-së mbahen mend deri tani si puthadoraset më të mëdha të liderit karizmatik, dhe për asgjë më tepër sesa kaq. Unë besoja se Rama do të krijonte një kabinet me personalitete politike, duke qenë se të qenurit ministër është funksion tërësisht politik (pjesën tjetër e bën administrata), të cilët, të paktën në këtë mandat të tretë, do të krijonin idenë se janë “të lirë” në punën e tyre, me personalitetin e duhur për të drejtuar dikasteret ku do ishin caktuar dhe natyrisht, larg sahanlëpirjes dhe verbërisë absolute ndaj Kryeministrit.

Shumë prisnin që Rama të rinovonte kabinetin edhe për imazh, pasi edhe vetë në deklarata publike këmbëngulte se një ministër nuk duhet të qëndrojë më shumë se pesë vite. Përse kjo lëvizje e Ramës? A ka tentuar të ruajë balancat ekzekutiv-parti?

Rama nuk do t’ia dijë fare për partinë dhe atë çka përbën këtë grupim. E vetmja gjë që vlen është “mbretërimi” i tij sa më gjatë në krye të vendit (jo pa qëllim kur pyetet në lidhje me këtë temë, merr si shembull kryeministrin e Hollandës që ka 4 mandate në qeverisje, apo atë hungarez dhe turk). Madje, nuk është çudi që pas pak kohësh, për mënyrën sesi bën politikë dhe sesi qëndron në krye ta kënë zili edhe ithtarë të tjerë të putinizmit dhe erdoganizmit në mbarë Europë. Në këtë këndvështrim, me qeverinë 3, Rama vulosi autoritarizmin e tij, jo thjesht në parti, ku e ka pasur gati të padiskutueshëm, por edhe në çdo qelizë të jetës së këtij vendi, duke qenë se ka thuajse çdo pushtet në dorë (ca se i ka fituar, ca iu falën nga vetë opozita). Nuk ekziston një person i vetëm në PS që të ketë guximin tashmë që të mendojë ndryshe nga Rama dhe më pak ta kritikojë këtë të fundit. Mjaft të përmendësh faktin se asnjëri nga ministrat dhe drejtuesit e qarqeve nuk kishin dijeni fare se çfarë pozicioni do të kishin deri në momentin kur vetë Kryeministri lexoi ndryshimet në asamble. Kjo tregon edhe një herë se në çfarë spiraleje autokracie është futur Partia Socialiste, ku vlen vetëm ajo çka në mendje lideri, duke ç’bërë thuasje çdo mendim apo sygjerim në lidhje me qeverisjen, nga forumet apo edhe politikanë me peshë në këtë parti. Ramës i pëlqen shumë të thotë që “neve punojmë si ekip”, por kur vjen puna te përzgjedhjet, aty merr ide, mendime, sygjerime vetëm nga… pasqyra.

Lexo edhe :  'Princesha e re e Lindjes'/ Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë në aeroport

Kryeministri bëri një lëvizje të fortë sa i takon pjesës drejtuese në parti. Taulant Balla nga më i votuari si deputet, lëvizi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, madje edhe nga qarku Elbasan si drejtues politik në Fier. A është një strategji e Ramës për të mos pasur “superdeputetë” që bëjnë “presion” me mbështetjen lokale?

Si Rama, ashtu edhe Veliaj (për mua janë gati njëlloj në mënyrën e të menduarit) vuajnë nga sindroma e narcizistit. Përgjithësisht kryetarët e partive në vendin tonë e kanë goxha të theksuar sa egoizmin partiak dhe narçizimin vetjak (Basha për shembull po ndjek thuajse një njëjtat hapa), por kjo gjë është më e theksuar te Kryeministri. Ky i fundit, si një lajkatar i sprovuar, të lejon të hallakatesh deri në harbim duke kujtuar se tashmë je “bërë i madh”, dhe në fund të ç’burrëron totalisht. Të njëtën gjë bëri këtë herë me një sërë figurash të rëndësishme në PS, duke filluar nga Erion Braçe, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj dhe deri te Taulant Balla. Ky i fundit është rasti tipik sesi mund të bëhesh viktimë e suksesit tënd. Teorikisht dhe normalisht, për faktin se jo vetëm arriti objektivin partiak në qarkun e Elbasanit, por edhe se ishte politikani më i votuar në vend, Balla do duhej të ishte graduar ministër ose të paktën të mbante të njëjtat poste që kishte deri para pak ditësh si Sekretar i Përgjithshëm dhe kryetar i grupit parlamentar. Por si duket, pikërisht kjo gjë (sidomos fakti që mori më shumë vota personale se edhe vetë Rama), për mendimin tim i ka prishur punë, kjo në referencë të mendësisë me të cilën ecën Rama si politikan. Kyeministri dhe ata që e rrethojnë dhe presin që ti zënë vendin (Erion Veliaj mbi të gjithë), si një narcizist i sëmurë, nuk e kapërdin dot që dikush tjetër në PS të mund të fitojë popullaritet dhe kredencialitet. E patë bërë disi Erion Veliaj para dy vitesh, në kohën e tërmetit, dhe e patë sesi me dy dalje tevelevizive Rama ai shkërmoqi karrierën politike (kujto kur i tha publikisht: Erion ti nesër në orën 4 të mëngjesit do marrësh bojë dhe furçë dhe do lyesh vetë këtë pallat). Në këtë këndvështrim, unë besoj se Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ushtruar të njëjtën dhunë politiko-mendore ndaj të tijëve, duke mos i dhënë askujt të drejtën të mendojë se “unë jam si shefi” ose “unë jam afër shefit”! Madje, për të shkuar më tej, unë besoj fort se edhe lëvizjet e Ballës apo të mbështetësve të tij gjatë kësaj kohe, me daljen publike në stadiumin e Librazhdit apo më keq akoma, me parrullën lëshuar me dron në Elbasan gjatë ndeshjes Shqipëri-Hungari, do të ndikojnë negativisht në karrierën e tij politike. Rama është personi që urren më shumë se cilido karshillëkun dhe në këtë rast, këto lëvizje janë parë ekskluzivisht si të tilla.

Lindita Nikolli u propozua si kandidate për Kryetare e Kuvendit dhe njihet për një natyrë të qetë. Si e shihni që Parlamentin e drejton një grua për herë të dytë?

Kjo ishte e vetmja lëvizje e zgjuar e Ramës. Unë jam i mendimit se znj.Nikolla është ideale për të qenë Kryetare Parlamenti, kjo jo vetëm për faktin se përfaqëson në një farë mënyre katolikët dhe pjesën veriore të vendit, por edhe për mënyrën e politikbërjes që ajo ka shpalosur gjatë kësaj periudhe. Besoj dhe uroj që të jetë realisht një kryeparlamentare mbi palët, pavarësisht se vjen nga PS-ja. E kam të vështirë tanimë të mendoj një personalitet tjetër më të mirë në mazhorancë në drejtim të parlamentit, përkundrejt Lindita Nikollës.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV