Rama 3/ Llogaritë e mandatit dhe trysnia me “stolin rezervë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama para se të shpallte emrat e kabinetit të ri qeveritar kishte bërë mirë llogaritë për të ruajtur balancat. Disa mbetën në ekzekutiv, të tjerë morën poste të larta në parti, por po mban edhe një “stol rezervë”, me emra që mund të jenë të gatshëm për të marrë postet ministrore në rast të rinovimit qeveritar. Për përzgjedhjen e kryeministrit Rama komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Plator Nesturi, Alfred Lela dhe Leonard Karaj.

Nga Fernada Cenko

Edi Rama gjithnjë ka surprizuar në minutën e fundit, askush nuk mundet të lexojë dot kryeministrin për vendimet që merr, kryesisht në prezencë vetëm të vetes se tij. Me interes pritej qeveria e re “Rama 3” se ai do të fuste në kabinetin e tij njerëz të rinj edhe pas kërkesës që pati për elitën studentore që kanë zhvilluar profesionin e tyre jashtë kufinjve. Thirrja për këtë “tru” dukej sikur Rama do të emëronte ministra pa qenë ndonjë herë ministra. Por jo! Rama bëri pikërisht të kundërtën. Ai u vuri ministra ata që ishin në “Rama 2” dhe ata që kanë qenë në “Rama 1”. Dy gratë që vendosi në krye të ministrisë së Financave dhe të Bujqësisë ishin sprovuar si drejtoresha të forta, kur drejtonin para se të merrnin postin ministror, Tatimet dhe AZHBR-në. Pra ajo që konsiderohet suprizë deri diku ishte vendosja e më shumë femrave në kabinet. I vetmi “burrë i ri” që u fut është Ulsi Manja në krye të Drejtësisë. Për gratë Rama kishte merak që kur doli me spotet publicitare gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku ai promovoi më shumë figura femra si “më të fortat për të bërë punë të mira”. Dhe ja doli vendosi 14 femra në kabinet dhe pesë burra, duke përfshirë dhe pozicionin e Kryeministrit (Edi Rama) dhe Zëvendëskryeministrit (Arben Ahmetaj). Dhe gratë e Kabinetit kanë marrë në dorë ministri të cilat do të tregojnë nëse Shqipëria do të mund të ringrihet apo jo edhe nga defiçitet që po lë pandemia, gati dy vjeçare në vend që janë: Financat, Shëndetësia, Arsimi dhe Turizimi. Qeveria e re ka më shumë femra në historinë e qeverive shqiptare, por edhe matanë kufijve. Ajo që nuk pritej apo si shkonte askujt në mendje ishte “degdisja” e Taulant Ballës nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm në PS si dhe delegimi në Fier, ndërsa doli më i votuari në Elbasan dhe në gjithë vendin. Nuk i dihet se si do e këtë feedback-un kjo strategji e Ramës për ti hequr të deleguarit nga qarku ku ka fituar mandatin dhe për t’i “shkartisur” nëpër qarqe të tjera. Po ashtu përfshirja e “të larguarit” Ditmir Bushatit në Kryesinë e re të Partisë Socialiste shihet si shenjë që kushdo që sot në elitën drejtuese të PS-së është i “mërzitur” me Ramën, ka kohë që të bëjë sërish stazin në parti dhe të rikthehet. Ndonëse disa emra dolën të mërzituar se nuk u përzgjodhën nga Rama, sërish nuk do të jenë në gjendje, por duket se as kanë dëshirë për kundërvënie.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV