Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka takuar ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn, për ta falenderuar për punën që ka bërë në krye të kësaj ministrie, kryesisht me Reformën në Drejtësi.
‘Takova Etilda Gjonajn për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe në këtë post dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet për BE dhe afrojnë Shqipërinë më afër me SHBA.’- shkruan ambasadorja.