Aktorja e famshme martohet me të dashurin e zemrës, publikon fotot nga dasma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lily Collins dhe Charlie McDowell janë zyrtarisht martuar! Aktorja e njohur u martua me të fejuarin e saj, gjatë fundjavës në Dunton, Colorado.

“Unë kurrë nuk kam dashur të jem e dikujt më shumë se e jotja, dhe tani është koha të bëhem gruaja jote”, ka shkruar ajo në një fotografi të çiftit duke u puthur në altar. “Më 4 shtator 2021 ne u bëmë zyrtarisht të njëri -tjetri përgjithmonë. Të dua pamasë @charliemcdowell …”

Fotot e çiftit ngjajnë si të shkëputura nga përrallat, ndërsa emocionet e tyre më të mëdha se kurrë. Fustani i aktores së ‘Emily in Paris’ mori gjithashtu vëmendje të madhe me elegancën që kishte.

McDowell gjithashtu ndau lajmin në Instagram, duke shkruar: “Unë u martova me personin më bujar, të menduar dhe më të bukur që kam njohur ndonjëherë. Të dua @lilyjcollins.”

Collins dhe McDowell, djali i aktores Mary Steenburgen dhe aktorit Malcolm McDoëell, u lidhën për herë të parë në vitin 2019. Ata e zyrtarizuan lidhjen Instagram në gusht të atij viti, kur aktorja ndau disa fotografi në Francë ndërsa ishte duke filmuar Emily in Paris.

Të fundit

Ndryshimet klimatike po kontribuojnë në një rritje të goditjeve në tru

Ndryshimi i shpejtë i kushteve të motit, si dhe çekuilibri i temperaturave globale, për shkak të ndryshimeve klimatike, kanë...

Pse Berisha nuk u fut në grupin e PD? Kuvendi i përgjigjet Gazment Bardhit

Kërkesa për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike trazoi jo pak ujërat në politikën në fund të javës së shkuar. Gazment...

Zbulohet lëvizja e radhës e socialistëve

Pasditen e së martës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të procesit të...

“Gati për të mirëpritur gjithë botën”, Rama për turizmin: Po ngjitemi gjithnjë e më lart

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se Shqipëria po përmirësohet sa i përket turizmit. Ndërsa krahason rezultatet me vitin 2019, Rama thekson se tashmë vendi po...

Rekorde dhe spektakël, 21-vjeçari Cole Palmer mahnit Chelsean

Cole Palmer po përjeton një sezon ëndrrash në Londër. Djaloshi që erdhi pa bujë nga Manchester City gjatë verës së kaluar, po bënë “zhurmë” me...

Lajme të tjera

Web TV