E ngatërruan kur ishte foshnje në maternitet, 19-vjeçarja kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ana dhe Maria, emra të trilluar të zgjedhur nga gazeta spanjolle La Rioja për protagonistët e kësaj historie që kërkuan të mbeteshin anonimë, lindën në vitin 2002 në spitalin San Millán në Logroño, një qytet në Spanjën veriore. Ana lindi e para, por peshonte pak më shumë se 2.5 kilogramë dhe punonjësit shëndetësore e vendosën atë në inkubator dhe pesë orë më vonë, Maria i bashkohet asaj, e cila po ashtu ishte nënpeshë. Një takim i rastësishëm, por që do të vendoste për jetën e dy vajzave.

Ana do të dorëzohej nën kujdesin e prindërve të Marisë dhe anasjelltas. Një shkëmbim djepash, por edhe fatesh, njëjtë siç e kemi parë në shumë filma. E nëse Ana do të ishte me fat që i rastisi një familje shumë e mirë, për Marinë fati nuk ishte i njëjtë e cila kishte një familje të paqëndrueshme dhe prindër të paaftë për t’u kujdesur për të. Madje do të ishte gjyshja që do të përkujdesej për të dhe do të kishte kujdestarinë e saj.

Në vitin 2017, Maria ishte 15 vjeç dhe si shumë adoleshentë kishte shumë pyetje. Babai i saj nuk pranoi të paguante pagesat për ushqimin, madje tha se Maria nuk ishte vajza e tij biologjike. Nisur nga një supozim i tillë Maria bëri testin e AND-së i cili rezultoi negative.

Kështu filloi kërkimi i Marisë për një përgjigje për ato pyetje unike që ajo as nuk mendonte se duhej t’i bënte.

Avokati që merret me rastin, José Sáez-Morga i tha gazetës spanjolle El País se vajza iu drejtua firmës ligjore me një kërkesë: “Më tregoni se kush jam”.

Hetimi, i filluar nga Inspektorati Shëndetësor i La Rioja, zbuloi se 17 vajza mund të përkonin me Marinë, por në fund rrjeti I të dyshuarve u ngushtua në vetëm një person. Hulumtimi zbuloi incidente në të dhënat e kontrollit të peshës të të dy vajzave gjatë dy ditëve të para. Sipas avokatit të Marisë, shkëmbimi do të kishte ndodhur kur vajzat të silleshin nga inkubatorët në djepet, numrat 6 dhe 7, para se të ushqeheshin nga nënat e tyre “përkatëse”.

Lexo edhe :  Somalia lëshon paralajmërim për ciklonin tropikal të afërt, ja ku pritet të bjerë

Vajza, aktualisht 19 vjeç, filloi kështu një betejë ligjore duke kërkuar tanimë dëmshpërblimin për dëmin që i është shkaktuar dhe me një shumë tejet të majme, prej tre milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë.

Një gabim për të cilin ministria ka ofruar të paguajë 215 mijë euro, duke e vendosur kërkesën e vajzës në gatishmëri të paktën derisa testi i ADN -së të konfirmojë marrëdhënien biologjike me babanë e Anës.

Të fundit

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i...

1 në 5 adoleshent obez. Shkak kequshqyerja dhe mungesa aktivitetit fizik

Raporti i fundit i hartuar nga organizata botërore e shëndetësisë në europë përfshirë edhe Shqipërinë ka nxjerr në pah se shifrat e obezitetit janë...

Vendet e lira të punës/ Vetëm 7.6% e tyre kërkojnë arsim të lartë

Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rreth 2010 vende të lira pune në të gjithë vendin, por nga përpunimi i të...

Rita Lati rrëfen historinë e trishtë: Kam humbur një vajzë, ishte identike me Rozën!

Aktorja Rita Lati ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, teksa zbuloi se ka humbur një vajzë. Artistja ka treguar se vogëlushja erdhi...

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet që mund të jetë i banueshëm

Dy ekipe shkencëtarësh kanë zbuluar një planet teorikisht të banueshëm, më të vogël se Toka, por më i madh se Venusi, që rrotullohet rreth një ylli...

Lajme të tjera

Web TV