Fier/ Morën peng 25-vjeçarin, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një pengmarrje ka ndodhur në qytetin e fierit. Tre persona, kanë marr peng për disa orë për motive të dobëta një 25-vjeçar.

Kësisoj, në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Erjon Agalliu, 42 vjeç dhe Arben Bleta, 54 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. A., 40 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Fier

I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.


Të fundit

Fier/ Morën peng 25-vjeçarin, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

Një pengmarrje ka ndodhur në qytetin e fierit. Tre persona, kanë marr peng për disa orë për motive të...

SPAK kërkon rihapjen e çështjes “Gërdeci”, ja kush është gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen për Fatmir Mediun

Nëse hetimet ndaj Fatmir Mediut si ish-ministër do të nisin apo jo, tashmë një vendim gjyqësor pritet të merret në Apelin e Gjykatës së...

Nga sot hapet portali i maturës shtetërore online, Kushi: Mundësi e re për të plotësuar formularin A1/A1Z

Nga dita e sotme deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë...

Qeveria e re në Afganistan/ Biden: Kina do të përpiqet për një marrëveshje me talebanët

Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se ishte i sigurt se Kina do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me talebanët pasi kryengritësit...

Shqiptarja fiton çmimit prestigjioz të modës nga Louis Vuitton, Rama: Çfarë krenarie

Të martën në mëngjes, stilistja shqiptare e veshjeve për gra, Nensi Dojaka u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët...

Lajme të tjera

Web TV