Kim: SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kim përmes një postimi në Tëitter.

Kim shkruan se SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ.

“Takova sot shefin e SPAK për të nënvizuar edhe një herë pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë. Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi”, shkruan Kim.

Ky takim dhe mesazh i Kim vjen pas letrës së dërguar në drejtim të OPDAT në ambasadën amerikane nga ana e drejtueses së Kolegjit të Posaccëm të Apelit Albana Shtylla, e cila është ankuar pikërisht për SPAK, institucion i cili sipas saj nuk respekton afatet proceduriale në hetimet për gjyqtarët e KPA.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV