Kryeministri çek i palëkundur: Nuk ka vend për refugjatët afganë në Evropë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri çek Andrej Babis tha se nuk kishte “vend” për refugjatët afganë në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësi populist sugjeroi se do të ishte më mirë të “gjenin një zgjidhje që u lejon atyre të qëndrojnë në Afganistan”.

Komentet u bënë pas një takimi të martën me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrin sllovak Eduard Heger.

Udhëheqësit e BE-së thanë se ishin të gatshëm të ndihmonin refugjatët afganë pasi talibanët morën kontrollin, por vetëm ata që ikën në vendet fqinje.
“Në të vërtetë nuk ka vend për ta në Evropë,” tha Babis në Kështjellën Lednice, në Republikën e Çekisë juglindore. “Një opsion është të zhvillosh bisedime me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, por unë nuk mendoj se kjo është një zgjidhje e mirë. Një opsion më i mirë është një zgjidhje që i lejon njerëzit të qëndrojnë në Afganistan,” shtoi ai.

Në vitin 2016, BE arriti një marrëveshje emigracioni me Turqinë, ku Ankaraja u zotua të parandalonte miliona refugjatë kryesisht sirianë të iknin në Evropë në këmbim të fondeve për të ndihmuar në strehimin e më shumë se tre milionë emigrantëve.


Të fundit

Kryeministri çek i palëkundur: Nuk ka vend për refugjatët afganë në Evropë

Kryeministri çek Andrej Babis tha se nuk kishte "vend" për refugjatët afganë në Bashkimin Evropian. Udhëheqësi populist sugjeroi se do...

E ngatërruan kur ishte foshnje në maternitet, 19-vjeçarja kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim

Ana dhe Maria, emra të trilluar të zgjedhur nga gazeta spanjolle La Rioja për protagonistët e kësaj historie që kërkuan të mbeteshin anonimë, lindën...

U kap “mat” në jug me djalin e Jozefina Topallit? Ja si reagon modelja e njohur në lidhje me të

Prej disa javësh në mediat rozë, po qarkullojnë disa foto miss-it shqiptar Cindy Marina me djalin e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, Genar Topalli. Që nga...

Kallashnikov dhe pistoleta, arrestohen 7 persona për armë dhe drogë në Tiranë

Pas një hetimi 4 mujor kanë rënë në pranga 7 persona të Tiranë për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë...

U përfol se u arratis nga vendi me miliona dollarë, Ish-presidenti afgan: Ju kërkoj falje

Ish-presidenti afgan Ashraf Ghani, i cili u arratis në Emiratet e Bashkuara Arabe, u kërkoi falje afganëve që u largua nga Kabuli në ditën...

Lajme të tjera

Web TV