Qeveria sllovake kërkon falje për ligjet kundër hebrenjve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qeveria e Sllovakisë ka kërkuar falje për legjislacionin e Luftës së Dytë Botërore që, u ka mohuar të drejtat hebrenjve në këtë shtet.

Duke shënuar përvjetorin e 80-të të “Kodit të Hebrenjve”, të miratuar më 9 shtator të vitit 1941, Qeveria ka thënë përmes një deklarate se “ndjen obligim moral që të shprehë pikëllim për krimet e kryera nga regjimi i kaluar”.

Kodi u ka parandaluar hebrenjve qasjen në edukim dhe ka autorizuar bartjen e pronave të tyre te pronarët që nuk kanë qenë hebrenj.

Qeveria ka thënë se ky përvjetor është mundësi për të kujtuar krimet kundër hebrenjve sllovakë.

Sllovakia ka bashkëpunuar me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky vend ka dërguar rreth 70,000 qytetarë të saj hebrenj në kampe përqendrimi, ku shumica prej tyre kanë vdekur më pas aty.

Ky Kod konsiderohet të ketë qenë ndër më të ashprit kundër hebrenjve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore./REL


Të fundit

Qeveria sllovake kërkon falje për ligjet kundër hebrenjve

Qeveria e Sllovakisë ka kërkuar falje për legjislacionin e Luftës së Dytë Botërore që, u ka mohuar të drejtat...

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kërkojnë krijimin e Superligës Evropiane

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus këmbëngulin në krijimin e Superligës Evropiane , pavarësisht kërcënimeve-paralajmërimeve për pasoja. Në këtë mënyrë UEFA me sa duket ka ‘ndëshkuar’...

Një tjetër avion i shtohet flotës ajrore, Rama: Pas ‘Lasgushit’ e ‘Migjenit’, mbërriti edhe ‘Naimi’

Një tjetër avion i është shtuar linjës ajrore “Air Albania”. Pas "Lasgushit" e "Migjenit" flotës ajrore shqiptare i është shtuar edhe avioni i quajtur"Naimi". Lajmin e...

Skandali në botën e modës, 7 modele të famshme akuzojnë burrin e fuqishëm për përdhunim

Prokurori publik i Parisit nisi një hetim paraprak ndaj burrit të fuqishëm të modës, 71-vjeçarit Gerald Marie, pasi akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale. Mes...

Kryeministri çek i palëkundur: Nuk ka vend për refugjatët afganë në Evropë

Kryeministri çek Andrej Babis tha se nuk kishte "vend" për refugjatët afganë në Bashkimin Evropian. Udhëheqësi populist sugjeroi se do të ishte më mirë të...

Lajme të tjera

Web TV