BE njeh certifikatën e vaksinimit, studentët të detyruar të vaksinohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se studentët janë të detyruar të vaksinohen nëse do të ndjekin mësimet në auditore. Në një inspektim në qendrën shëndetësore, së bashku me ministren Manastirliu bëri apel për vaksinim. Ndër të tjera ata thanë se brenda 15 shtatorit do të njihet certifikata e vaksinimit online nga BE.

Certifikata e vaksinimit që marrin shqiptarët do të njihet së shpejti nga sistemi i Bashkimit Evropian dhe kjo mund të arrihet që brenda datës 15 shtator. Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimeve në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë. Deri më tani, janë vetëm disa vende që njohin dokumentin e vaksinimit, por nuk njihet në sistemin e integruar online të BE. Rama tha se po punohet për njohjen së afërmi të Certifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian, ndërsa Manastirliu dha datën 15 shtator, si afat për përfundimin e proceduarave.

Vaksinimi i studentëve

Edhe pse u la me detyrim, që nëse nuk do të bëhet vaksina studentët do të paraqiten me testin PCR në auditore, kryeministri Edi Rama e hodhi poshtë këtë mundësi të dytë. Në fjalën e tij ai tha se kush nuk do të bëjë vaksinën nuk do të futet në auditore. “Duhet të përsëritet që vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi edhe pse probabiliteti i infektimit është shumë i ulët, por në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe format e rënda. Studentët që nuk do vaksinohen, nuk do të hynë në auditore sepse pjesa që është e vetëdijshëm dhe do të mbrohet, nuk mund të kërcënohet nga ata që besojnë në teori konspiracioni. E njëjta gjë vlen për mësuesit, për administratën. Nuk ta ka borxh pjesa tjetër protestën kundër shkencës, nuk mund të kërcënosh jetën e të tjerëve. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe sot jemi më të mbrojtur. Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshme prej atyre, këtu ndahen gjërat. Masat detyruese po i bën gjithë bota, por ne i kemi më të buta. Po punohet për njohjen së afërmi të Certifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha kryeministri.

Lexo edhe :  EMRI/ Jaht 300 mijë euro dhe 97 makina, ky është biznesmeni trafikant në Shkodër

Muaji i hapur

Ministrja Manastirliu bëri me dije se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për t’u vaksinuar, teksa shtoi se deri më tani në vendin tonë ka mbërritur 2 milionë vaksina anti-COVID dhe deri në dhjetor, ky numër pritet të shkojë në 3 milionë. “Numri i vaksinave të mbërritura më shumë se 2 milion, deri në dhjetor pritet që numri të shkojë në 3 mln numri i vaksinave. Me pedagogët dhe mësuesit po ecim mirë dhe data 30 shtator është lënë si një ditë ku do bëhet një bilanc sa i përket mbulesës vaksinale. Do të ketë edhe një monitorim të long COVID dhe të ketë mundësi për të bërë analiza falas në herë në vit, për të moshuarit. Po përgatisin grupe vaksinimi edhe për në universitet dhe në konvikte. Po punojmë që të njihet edhe Green Pass në vendet e Europës besojmë se do arrihet brenda 15 shtatorit”, theksoi ministrja. Ndërkohë, nga 1 shtatori ka rifilluar edhe kontrolli mjekësor bazë, në çdo qendër shëndetësore.

Të fundit

Arrestimi i Soni Malajt, Don Phenom-it dhe Vllasaliut, VIP-at marrin vendimin e papritur

Telashe me drejtësinë për artistët shqiptarë në Zvicër. Ashtu edhe si ka qarkulluar në media, Soni Malaj, Don Phenom...

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion – po bën mirë t’i thuash...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës. Ata...

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...

Lajme të tjera

Web TV