Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA ka reaguar pas vendimit të kreut të PD Lulzim Basha për ta përjashtuar nga partia.
Berisha ka thënë se para se të merrte këtë vendim Basha duhet të konsideronte dorëheqjen e tij.
“Një vendim të tillë një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ka por pavarësisht nga presioni mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa të dorëzonte sovranitetin E PD.
Përpara një vendimi të tillë Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi i personave që dezinjohen non grata nga SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ky nen nuk ekziston. Ai shpalli një vendim që është nul. Sepse është i tiji dhe asnjë forumi të PD”, tha Berisha.