Reja dhe Hysaj në eufori pas Hungarisë, su del inati me Poloninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të takimit ndaj kombëtares modeste të San Marinos, trajneri i Kombëtares së Futbollit Edi Reja dhe futbollisti Elseid Hysaj kanë dalë në konferencën zyrtare për mediat. Trajneri Reja kërkoi përqendrim maksimal përballë San Marinos dhe nënvizoi se skuadra nuk duhet të mendojë për ndeshjet decizive të muajit tetor. “Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund t’i marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse janë të rrezikshëm. Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë. Kemi konkurrent të fortë në këtë grup. Kemi Hungarinë që ju e keni parë që është e fortë fizikisht. Edhe Polonia është e fortë ka kualitet.

Rritja e skuadrës– Edhe ne kemi pasur rritje, i kemi treguar në ndeshje, mendoj që çelësi është ndryshimi i mentalitetit të Shqipërisë. E kam thënë edhe pas ndeshjes me Hungarinë që sulmuesi është mbrojtësi ynë i parë, tani kemi bërë dhe gabime dhe që duhet ti analizojmë sa më mirë. Duhet të kemi përqendrimin e duhur dhe nëse mia dalim mbanë do të luajmë shanset tona deri në fund.

Rotacioni ndaj San Marinos- Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos, Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë. Nuk do të zhbalancohemi shumë pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve sepse kanë marrë dhe va goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë, Hysaj Bare Manaj do të kthehen.

Gjendja e lojtarëve– Nuk është e thënë, kushdo që luan duhet të japë maksimumin, ne e pamë Broja hyri nga stoli dhe shënoi. Janë shumë ndeshje, janë 3 ndeshje në 7 ditë dhe jo të gjithë e përballojnë. Shpresoj që kur të luajnë me Kombëtaren të jenë sa më të karikuar ndaj San Marinon, dhe siç e dimë janë shumë të dhënë ndaj Kombëtares dhe shpresoj të japin më të mirën.

Sulmuesit – Unë marr në grumbullim gjithmonë 5 sulmues. Në raste të tilla që ke tre ndeshje për 7 ditë, të shohim për Cikalleshin dhe Balajn nëse nuk kanë probleme fizike, të shohim sepse nuk e kam problemin e zgjedhjeve. Ne me Hungarinë praktikisht kemi luajtur me tre sulmues. Sulmuesit duhet të sakrifikojnë shumë, si shembulli i Balajt dhe Uzunit. Mua më pëlqejnë sulmuesit që sakrifiokojnë dhe ndihmojnë mbrojtjen dhe jo ata sulmues që qëndrojnë vetëm në sulm.

Bajrami dhe Bare – E kemi provuar edhe sistemin e lojës me Bajramin dhe Baren së bashku në fushë.

San Marino- Për të marrë pikët ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Ajo që më intereson mua është se dua lojën dhe tri pikët. San Marino është e fortë dhe se nuk do ta kemi të lehtë pavarësisht se në letër jemi favorit. Ju e mbani mend që ndeshjen e parë me San Marinon u deshën 70 minuta për të arritur tek goli i parë.”
Kapiteni Hysaj vlerësoi forcën e grupit dhe vlerën e lojtarëve që ka Kombëtarja në përbërje, me lojtarë të shumtë që janë në nivele të larta.

Lexo edhe :  Veliaj pret nënkampionin e Europës, Kristi Ramadani: Na ke bërë krenar

Fitorja ndaj Hungarisë – Sigurisht është ndjesi shumë e mirë sepse edhe kur je jashtë, duke e parë nga stadiumi, është akoma më e keqe ndjesia. Kur shikon skuadrën që po luan, dhe ti nuk mundesh t’i japësh një dorë. Duhej kjo fitore sepse karikon sa më shumë skuadrën për të ecur sa më përpara, sepse kemi mundësi të kualifikohemi, kemi mundësi deri në fund të këtyre ndeshjeve të shkojmë në Katar, kështu që pse jo, mos të jemi të karikuar 100% për ndeshjet e radhës.

Besimi i skuadrës – Vetëbesimin e kemi që më parë, por po e forcojmë akoma edhe më shumë, sepse vërtetë jemi një skuadër shumë e fortë dhe besoj se Shqipëria nuk ka pasur kurrë më parë kaq shumë futbollistë në nivelin europian dhe që aktivizohen në skuadrat që luajnë tani. Kështu që duhet të kemi besim në vetvete sepse jemi vërtetë një skuadër shumë e fortë që duhet thjesht të shkojë në fushë me vetëbesimin që mund të bëjmë më mirë, siç e pamë edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë, sepse me të vërtetë luajmë mirë dhe kishim raste për të shënuar gola. Për të ardhmen kjo na duhet, besimi në vetvete që jemi një skuadër e fortë dhe mund të luajmë me të gjitha ekipet.

Kundërshtari direkt, Hungaria apo Polonia? – Të dyja këto skuadra janë në nivele të mira, por thjesht Polonia, siç e dimë të gjithë ka Levandovskin, një lojtar me emër në të gjithë botën që bën diferencën në fushë. Kurse Hungaria është një ekip që punon si ne, një ekip i mbledhur që përpiqet të bëjë mirë. Me të dyja ekipet do kemi konkurencë deri në fund të kompeticionit për vendin e dytë.

Grupi- Kemi edhe në mesfushë edhe në sulm, pasi siç e pamë edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë, mesfusha dha maksimumin dhe ishin të rëndësishme lëvizjet që bënin në fushë. E rëndësishme është të kemi edhe sulmuesit që të shënojnë, dhe këtë po e bëjnë. Cikalleshi shënoi në Poloni, Broja sapo hyri, i dha një dorë skuadrës dhe me të vërtetë ndërrimet janë të rëndësishme në këtë kompeticion. Një minutë lojë mund të ndryshojë të gjithë ndeshjen, siç ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë. Besoj se me kohën do kemi edhe më shumë vlera në mesfushë dhe sulm.

Ndeshjet e kthimit ndaj Hungarisë dhe Polonisë- Kemi mundësi të marrim pikë ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Ndaj San Marinos, ne jemi një ekip i favorizuar dhe 3 pikëshi duhet të jetë i yni. Kurse ndeshjet ndaj Polonisë dhe Hungarisë, mezi i presim, sepse në Poloni na ka mbetur pak inati, sepse ndeshjen e bëmë ne. Të gjitha statistikat ishin në favorin tonë. E kemi parë edhe njëherë ndeshjen se si kemi luajtur dhe kishim gabime personale, por duhet t’i rregullojmë sa më shpejt dhe besoj që do të jenë ndeshjet më të bukura që do bëjmë në këtë kompeticion, si me Poloninë dhe me Hungarinë”, përfundoi Hysaj.

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV