Rindërtimi/ Rama në Laç: Ky është bërë qytet komplet i ri, por duhet dhe mendësi e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar rindërtimin në Laç, kryesisht zonën e pallateve të reja.

Kryebashkiakja e Laçit, Majlinda Cara e ka informuar se po lidhet kontrata për të përmbyllur 209 pallate në gjithë Kurbinin për dëmtimet DS1 e DS3, ndërsa brenda shtatorit lidhen kontratat për 36 pallate me dëme DS4.

”Krahas lagjes së re, po mbaron faza e parë e riparimeve të vendbanimeve të përbashkëta. Jemi në lidhjen e kontratës për të përmbyllur 209 pallate në gjithë Kurbinin për dëmtimet Ds1 e Ds3. Brenda shtatorit lidhim kontratat për 36 pallate me dëme Ds4. Është mbyllur gjithë projekti. Menjëherë më pas fillojmë punën për 36 pallate. Paralelisht kemi filluar dhe shtëpitë private. ”- tha kryebashkiakja.

Rama ndërkohë thekson se Laçi është bërë qytet komplet i ri, por duhet dhe mendësi e re që qytetarët të kujdesen.

Ndërkohë ai ka ngritur në piedestal kryebashkiaken e Laçit, Majlinda Cara duke i thënë se atë që ka bërë ajo për Kurbinin nuk e ka bërë asnjë kryebashkiak tjetër për qytetin e tij.

”Ky është bërë qytet i ri komplet. Por duhet dhe mendësia e re bashkë me qytetin që të kujdesen. Sa ç’ke bërë ti për këtë qytet, s’ka bërë asnjë kryebashkiak tjetër për qytetin e vet. ”- shtoi ai.

Të fundit

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Lajme të tjera

Web TV