Vonesat me evakuimet e afganëve, lojë e talebanëve, Rama për CNN: Ishim përgatitur për të strehuar 4000 refugjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

705 refugjatë afganë të tjerë pritet që të vijnë në vendin tonë, ndërkohë që kanë mbetur të bllokuar në një aeroport në Afganistan, megjithëse kanë leje për të udhëtuar. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar pengesën e ardhjes së tyre si një lojë e talebanëve, ku tha se nuk u qëndrojnë fjalëve të dhëna. Rama tha në një intervistë për CNN, se ai apo përfaqësues të qeverisë së tij nuk kanë diskutuar me talebanët, pasi sipas Ramës kjo i takon qeverisë amerikane.

‘Po dëgjojmë të njëjtën, gjë qysh prej më shumë së një jave nisëm që të bashkëpunonim me miqtë tanë që janë të angazhuar në këtë operacion dhe çdo ditë del nga një gjë e re. Nuk e kupton askush se ku është realisht problemi. Ndoshta është një ajo e talabenavë të cilët, çfarë thonë sot nuk thonë nesër e kështu me radhë. tani e kanë ndryshuar sërish fjalën duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta, por fëmijët nuk kanë pasaporta, dhe jemi në këtë krizë të re pengesash e ngecjesh.

 

Ne nuk kemi hyrë në asnjë lloj bisedimi me talebanët dhe shpresojmë mos të hyjmë në bisedime, ato që duhet të hyjë në bisedime është qeveria amerikane. Ajo çfarë po bëjmë është të jemi në kontakt të përhershëm me miqtë tanë të SHBA-së të cilët janë angazhuar për të shpëtuar jetën e njerëzve të rrezikuar, ku ka edhe shtetas amerikanë. Është shqetësuese se si dhe qytetarë amerikanë nuk po dalin dot. Kjo është një lojë brenda Afganistanin. Ndoshta është një lojë politike e tyre.’- tha Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë se Shqipëria është gati që të strehoje 4000 afganë.

Lexo edhe :  Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

‘Nuk jam i dëshpëruar por duke qenë i përfshirë personalisht dhe me ekipin tim të ngushtë, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë sa na vjen realisht keq për këta njerëz. Tingëllon shumë familjare pasi ne kishim talebanët tanë vite më parë. Ne kemi ofruar disponueshmërinë tonë për rreth 4000 mijë, por kjo mund të ndryshojë. Operacionet janë bërë të vështira, njerëzit që kanë mbërritur ende nuk kanë shkuar 1000.’- tha Rama

Numri total i refugjatëve afganë që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 644. ‘Qytet Studenti’ ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

 

Të fundit

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri...

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza me Nutella, djathë të mirë...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV