A po hap Meta “betejë” të re për mos dekretimin e Ramës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentit Ilir Meta i ka shkuar në zyrë kërkesa nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar për të mos dekretuar Kryeministrit Edi Rama dhe dy ministre. A do ta përdorë Presidenti edhe këtë gurë për të mbajtur pezull dekretimin e qeverisë së re?

Presidenti Ilir Meta kur ka marrë detyrën e ka përsëritur shpesh se “Presidenti është i popullit”, edhe pse kjo “njihet” në Kushtetutë. Madje gjatë këtij viti, deri në mbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme, ka përdorur çdo gurë, të vogël dhe të madh, që ka shkuar në Presidencë për të goditur kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste. Tani që Presidenti është në prag të dekretimit të qeverisë së re “Rama 3” ai do të përdorë çdo mundësi që do i vijë në dorë për ta shpallur Raman të “jashtëligjshëm”, apo do të lexojë në çdo germë e frymë Kushtetutën për të hedhur më pas firmën e dekretimit? Lëvizja e djeshme e nisur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” i rikthen opresidentit Meta një mundësi më shumë për të kërkuar protagonizmin.

Kërkesa e Aleancës

Ditën e djeshme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje presidenti Ilir Meta që mos të dekretojë si kryeministër Edi Ramën dhe dy ministra të kabinetit të ri qeveritar, me pretendimin se kanë kryer vepra penale. Po ashtu Aleanca ka kërkuar mosdekreitmin e dy ministreve, Elva Margaritin dhe Mirela Kumbaron, për çështjen e Teatrit Kombëtar. Gjithçka lidhet me kalimin e godinës së Tetarit Kombëtar nga pronësia e Ministrisë së Kulturës në Bashkinë Tiranë e cila me vendim të Këshillit Bashkiak vendosi për prishjen e godinës më 17 maj 2020. Në një prononcim për mediat, juristja Adriana Kalaja u shpreh se kryeministri Edi Rama për atë akt duhet të jetë para drejtësisë. “Kemi kërkuar mosdekretimin e disa ministrave. I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetuës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimit e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK”, është shprehur Adriana Kalaja. Ajo tha se Rama ka shkelur Kushtetutën, duke mos pranaur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën”, th ajo. Juristja për “Mbrojtjen e Teatrit” nuk është ekzekutuar vendimi ndaj kërkojnë mosdekretimin e dy ministreve. “Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues. Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Margariti jo vetëm nuk ka zbatuar ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka propozuar një VKM të re, atë të transferimit të truallit nga Ministria e Kulturës në Bashkinë e Tiranës. Kemi kallëzim të ri. Pas gjithë veprave penale që ka konsumuar, ministrja vazhdon të konsumojë vepra penale siç janë ato në SPAK, në mënyrë të dukshme është ministre që ka shkelur Kushtetutën”, tha ajo. Kur u materializua shembja e teatrit, ministre ishte miistrja aktuale Elva Margarit, por Aleanca këkron mos dekretimin edhe të Mirela kumbaros, që sot mban pozicionin e ri atë të ministres së Turizimit. “Në këtë frymë kemi argumentuar e ish-ministres Kumbaro, pasi edhe kjo ministre ka konsumuar vepra penale. Mendojmë se janë një njollë e zezë, rasti i parë unik në të gjithë veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Në referim të kërkesave për integrim evropian, mendojmë se qeveria e re që duhet të dekretohet nga Presidenti, duhet të respektojnë ligjin e Kushtetutën. Të bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur, ai respekton ligjin e Kushtetutën. Jemi në dijeni se me urdhër të Ramës është shkaktar i shkarkimit nga Kuvendi. Por duhet të presim”, tha ajo. Aleanca në mbrojtje të teatrit ka treguar bindje se Presdienti Ilir Meta do të marrë parasysh kërkesën e tyre, dhe si gurin e fundit që po lëvizin brenda institucioneve shqiptare. “Kjo është një kërkesë që mendoj se mbyllet këtu. Siç e thashë jemi të bindur, vendimi i Presidentit do të jetë i bazuar në Kushtetutë. Presidenti ka treguar se është pro mbrojtjes së Teatrit. Jemi të bindur se nëse Presidenti do të rrëzojë kërkesën tonë do e argumentojmë në bazë të Kushtetutës. Ato i çmon Presidenti tani.”, tha juristja Adriana Kalaja.

Të fundit

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Biden sërish në qendër të ‘gafave’, e radhës do t’iu shkrijë së qeshuri (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i tha një intervistuesi se ai kishte paralajmëruar qeverinë izraelite që të mos sulmonte veten,...

“SPAK nuk të fal”, Karamuço: Meta e Monika rrezikojnë të arrestohen

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se SPAK nuk ndjek politikë penale, dhe se ka treguar që nuk fal aspak. Gjatë intervistës në emisionin “Real...

Lajme të tjera

Web TV