Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante armë pa leje, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete armë gjahu pa leje.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Mabë, kanë ndaluar një automjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi me inicialet B.B. Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, drejtuesi i mjetit i mjetit ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/ l.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.B., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Të fundit

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante armë pa leje, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete...

“Ta çojmë në nivel tjetër arsimin”, Rama prezanton 11 anëtarët e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Kreu i qeverisë theksoi se...

Pamje brutale/ Talebanët dhunojnë gratë afgane gjatë protestës (Video)

Gratë afgane dolën në rrugët e Kabulit për të protestuar të zemëruara nga formimi i një qeverie talibane, duke paraqitur një sfidë të panjohur...

Harmonia në çift, si të ruani të freskët pas kthimit nga pushimet

Ja shpjegimet e psikologut dhe seksologut italian Matteo Merigo Ndonjëherë ndodh. Edhe nëse të gjitha statistikat thonë të kundërtën, duke raportuar rregullisht shifrat e divorcit...

PS ndan postet/ Një grua nënkryetare Kuvendi, kush do jenë kryetarët e komisioneve parlamentare

Partia Socialiste ka caktuar drejtuesit e komisioneve parlamentare për legjislaturën e re, si dhe nënkryetaren e Kuvendit. Mësohet se Ermonela Felaj do jetë nënkryetare e...

Lajme të tjera

Web TV