Erion Braçe: Dita për tu kthyer në punë, për të përfaqësuar ata që besuan te PS dhe te emri im

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sot Kuvendi i Shqipërisë nis punën për legjislaturën e 10-të të tij. Përmes 2 seancave, 1 paradite në orën 10 dhe tjetra pasdite në orën 17, pritet betimi i 140 ligjvënësve të rinj si dhe zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit.

Kjo do të jetë edhe seanca e parë me PD-në dhe LSI-në në Kuvend, një rikthim pas 30 muajsh mungesë pas lënies së mandateve në shkurt të vitit 2019.

Për këtë ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe.

“Sot është një ditë e re; mundësia për tu marrë me gjërat e përditshme, të sotme e të së ardhmes, për ta e fëmijët e tyre! Asgjë tjetër! Askënd tjetër!”, shkruan Braçe ndër të tjera:

Postimi i plotë:

Dita për tu kthyer në pune… Për të përfaqësuar afër 18 mijë njerëz, socialistë e jo të tillë, që votuan Partine Socialiste në Çermë, Grabian, Gradishte, Remas, Divjakë, Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj, 15. 600 njerëz, socialistë e jo vetëm që besuan dhe votuan tek unë personalisht, puna që bëj, shërbimi publik, qenia pranë tyre e me ta, në Çermë, Grabian, Gradishte, Remas, Divjakë, Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj, Lushnjë qytet, Kodër..në Fier gjithashtu, Roskovec e Patos; mijëra njerëz te tjerë, mes tyre edhe ata qe abstenuan, nuk votuan. Për  të thyer në besimin e tyre apo pa shpresën se dikush, individ, institucion mund të përfaqësoje e mbrojë interesat e tyre.

Mijëra te tjerë që vijojnë e më shkruajnë pa pushim, siç studentë këtë jave, me halle e nën hallë e që kërkojnë një zë të tyre atje ku flitet, dëgjohet, pyetet, përgjigjet, zgjidhet e vendoset edhe për ta, njerëzit e zakonshëm anekënd këtij vendi!

Sot është një ditë e re; mundësia për tu marrë me gjërat e përditshme, të sotme e të së ardhmes, për ta e fëmijët e tyre! Asgjë tjetër! Askënd tjetër!

Lexo edhe :  Drejtoria Rajonale e Beratit drejt përfundimit, Rama: Një tjetër shembull i transformimit epokal për shërbimin e drejtuesve të automjeteve

Dua ta bëj dhe do ta bëj, si përherë, brenda parimeve e pa kompromis në kurriz të njerëzve të zakonshëm në këtë vend!


Të fundit

Sali Berisha paralajmëron lëvizje të re: Basha do marrë përgjigjen që meriton, shiti PD-në

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar edhe këtë të premte një lëvizje të re që do i...

Përkrahësit e Berishës mblidhen para Parlamentit/ Basha dhe deputetët kalojnë nga rruga e Kalasë së Tiranës

Një ditë pas vendimit të kreut të PD-së, që e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, mbështetësit e liderit historit të Partisë Demokratike janë...

Erion Braçe: Dita për tu kthyer në punë, për të përfaqësuar ata që besuan te PS dhe te emri im

Sot Kuvendi i Shqipërisë nis punën për legjislaturën e 10-të të tij. Përmes 2 seancave, 1 paradite në orën 10 dhe tjetra pasdite në...

Zbardhet agjenda e kancelares Merkel në Tiranë

Në 14 shtator, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë, kjo është vizita e dytë, pas asaj në vitin 2015. Ndërkohë ambasada...

Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar, ja si Roland Qafoku parashikoi gjithçka tre muaj më parë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një reagim të papritur, njoftoi mbrëmjen e djeshme vendimin për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së ish-kryeministrin...

Lajme të tjera

Web TV